in

Rama: Vizita në Beograd theu akullnajën mes Serbisë e Shqipërisë

Në konferencë shtypi mbi vizitën dyditore në Serbi, Rama e ka cilësuar atë një hap të mirë “në thyerjen e akullit” mes dy vendeve dhe ka falënderuar të gjithë për mbështetjen, mediat e shqiptarët e Serbisë, Kosovës, Shqipërisë por “edhe ata që punojnë dhe jetojnë në emigracion, të cilët nuk i kursyen fjalët për të na dhënë mbështetje dhe për të na bërë të ndihemi mrekullisht mirë”

Tiranë, 12 nëntor 2014 – “Shkuam në Beograd me dorën e shtrirë të miqësisë edhe pse rruga për t’u bërë miq të vërtetë është shumë më e gjatë se ajo që u bë për këto dy ditë. U thye një akullnajë”. Kështu ka deklaruar sot në një konferencë shtypi kryeministri Rama pas vizitës dyditore në Serbi.

“Por, nëse miqësia e vërtetë mund të kërkojë natyrshëm një kohë të vetën, partneriteti serioz nuk pret. Do të angazhohemi intensivisht në këtë projekt duke qenë të vetëdijshëm dhe duke kombinuar me mbarë botën këtë vetëdije se kjo është një kohë e re e jashtëzakonshme paqeje për Ballkanin dhe është një mundësi që gjenerata tjetër të mos trashëgojë traumat e një përiudhe kaq të gjatë luftërash, konfliktesh në Ballkan”. Ai u shpreh se nuk donte ta quante të suksesshme vizitën, por “me rëndësi historike që e ka përmbushur plotësisht qëllimin e saj për sa na takon”.

Kryeministri falënderoi shqiptarët e Preshevës: “E kam pasur të pamundur dhe besoj do e kem të pamundur të tregoj me fjalë atë që kam ndier. Dhe posaçërisht peshën e jashtëzakonshme të përgjegjësisë kur më është dorëzuar titulli i lartë i Nderit nga një trevë shqiptarësh që kanë vuajtur shumë, të cilët janë krenarë që më në fund ndjehen të përfaqësuar dhe të përkrahur”.
“Nuk do të rreshtin përpjekjet tona që ata të gëzojnë të njëjtat liri dhe të drejta që gëzojnë serbët në Veriun e Kosovës. Është modeli i asaj që ne jemi si shqiptarë dhe që duam të jemi në sytë e të tjerëve, por në radhë të parë në raportin me veten tonë në sytë e të tjerëve”, u shpreh kreu i qeverisë.

Një falënderim krejt të posaçëm dhe me përulësi Rama bëri edhe për të gjithë shqiptarët e Kosovës. “Na e bënë kthimin nga Serbia në Shqipëri përmes Kosovës një ngjarje të paharrueshme, duke dalë buzë rrugëve për të na përshëndetur. Na kanë bërë të ndihemi mrekullisht mirë dhe me zemrën mal” ka thënë Rama.

“Faleminderit të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, qytetarëve të Shqipërisë, por edhe atyre që punojnë dhe jetojnë në emigracion, të cilët nuk i kursyen fjalët për të na dhënë mbështetje dhe për të na bërë të ndihemi mrekullisht mirë”, tha Kryeminsitri Rama.

Rama u shpreh krenar edhe për median shqiptare dhe theksoi se do të donte që edhe median serbe ta shikonte të çliruar: “Faleminderit dhe të gjithë gazetarëve dhe sipërmarrësve që e shoqëruan delegacionin tonë në këtë udhëtim dhe që i dhanë përmasën e duhur të një serioziteti solemn, kësaj rrugë të hapur tani, ku dua ta them u ndjeva shumë krenar për median tonë dhe padyshim do të doja që edhe median në Serbi ta shihja të çliruar nga një komplesk i çuditshëm ndaj shqiptarëve të sotëm”.

Kryeminsitri deklaroi se sot ndihet më i vogël se dje, por përgjegjësia e tij është më e lartë. “Unë nuk ndihem në lartësinë e fjalëvë të mira në adresën time dhe jam i lumtur të ndihem në lartësinë e pritshmërisë së njerëzve tanë. E kam të nevojshme të reflektoj për të kuptuar këtë mbështetje entuziaste në adresën time. Sot fal kësaj mbështetje ndihem më i vogël se dje dhe e shoh përgjegjësinë si një mal ende më të lartë se dje”.

Rama ka përsëritur se Serbia, “sa më shpejt ta njohë Kosovën aq më shpejt do të çlirohet nga një barrë e rëndë që as ata vetë nuk dinë ku ta çojnë, por në mënyrë të habitshme përpiqen t’ia lënë të tjerëve”.
Kryeminsitri shprehu keqardhje për deklarat e palës serbe. “Keqardhje për një fakt shumë të thjeshtë. Nuk ka si të mos vijë keq kur sheh njerëz që përpiqen ta mbulojnë diellin me shohë apo që e kanë të pamundur të hapin sytë për të parë një realitet që është në sytë e të gjithëve. Përtej kësaj nuk ka nevojë të shtojmë më batuta. Se shumë batuta do më vinin në vend për punë e shkopit se çfarë mund të bëjë kolegu im. Por ai e ka përdorur si metaforë dhe të mos hyjmë në historira shkopinjsh. Nuk kam asnjë problem të shkoj në Beograd, dhe shpresoj që as ata të mos kenë problem që unë të shkoj në Beograd, sepse janë ata që duhet ta zgjidhin si një problem të madh të së ardhmes së shkuarës së tyre”.

Ndërsa lidhur me vizitën e tij në Beograd në muajin dhjetor, Rama u shpreh se, “Për vizitën e dhjetorit ka një vizitë të kryminsitrit të Kinës për projektet në Ballkan. Vjet u mbajt në Bukuresht. Këtë vit do të mbahet në Beograd dhe nuk e kam problem të jem në Beograd, pasi nuk jam unë që e krijoj problemin e Kosovës, por janë ata që duhet ta zgjidhin këtë problem”.

Duke folur për darkën me Kryeminsitrin serb Vuçiç, Rama u shpreh se, “Darka ishte pasojë e këmbënguljes nga ana jonë për të nënshkruar një marrëveshje me një përmbajtje të kërkuar dhe nga insistimi i Kancelares Merkel nëpërmjet procesit të Berlinit për shkëmbinim e të rinjve që kurorëzohet nga procesi i njohjes së diplomave. Në darkë patëm mundësi të bëjmë një panoramë të plotë të gjërave që na ndajnë. Por nuk janë gjëra që na ndajnë ne nga serbët, ndajnë serbët nga e ardhmja e tyre. Sa më shpejt ta njohin Kosovën, aq më shpejtë do të çlirohen nga një barrë e rëndë që siç e patë nuk dinë ku ta çojnë, por përpiqen t’ia lënë të tjerëve. Mendoj se njohja e diploamve, lëvizja e lirë me karta identiteti mes qytetarëve të dy vendeve janë një hap përpara nëse shohim dy ditë më parë. Natyrisht janë hapa modestë nëse shohim vetëm përpara”.

Kryeminsitri Rama gjithashtu u shpreh se shpreson që vizita e Vuçiç të ndodhë vitin e ardhshëm.“Ftesa për kryeministrin serb Alesandër Vuçiç ka qenë dhe mbetet. Vizita do të ndodhë shpresoj vitin e ardhshëm. Na takon që edhe në Tiranë të tregojmë se ne shqiptarët s’kemi kompleks nga e shkuara dhe se jemi gjithnjë e më shumë europianët e rinj të Ballkanit”, tha Rama.
“Do të vazhdojmë të tregojmë sesi rajoni ecën përpara në Bruksel. Do të promovojmë nisma të përbashkëta. Bashkarisht do të koordinojmë në një mesazh unik se Europës së bashkuar i duhet sot Ballkani njësoj siç i duhet Ballkanit Europa e bashkuar”, theksoi Rama.

“Jemi ekonomi të vogla, vijoi Kryeministri, dhe ciklet e krizave, por edhe rrjedhat e interesave të mëdha vështirësisht do të mund të trajtoheshin siç duhet veç e veç. Ndërkohë që sëbashku bëjmë një ekonomi shumë intersante, një treg shumë intersant dhe sëbashku bëjmë një hapësirë të munguar për Evropën. Një marrëveshje e re për Ballkanin, që ne e kemi sugjeruar që në atë konferencë, do të jetë shumë shpejt në axhendën e marrëdhëniev mes nesh dhe Evropës, sepse rrugë tjetër nuk ka dhe nga ana tjetër nuk ka projekt alternativ të zgjerimit për Evropën dhe integrimit për ne. Të tjerat janë ato që në shqipen e bukur quhen manovra në xunkth. Kemi fat që sot nuk jemi viktima të politikës së ditës, por jemi në një pozicion ku e shohim shumë qartë të ardhmen”.

Lidhur me pyetjen nëse Kosova nga një çështje ndërkombëtare, mund të kthehet në një çështje mes dy shteteve, Kryeministri Rama u shpreh se, “Kosova, Shqipëria, shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës janë aty ku duhet. Serbia nuk është aty ku duhet me Kosovën dhe kjo është fare e qartë. Nuk mund të mbulohet dielli me shoshë dhe të mos shihet realiteti”.

Lidhur me deklaratat e ish kryeminsitrit Berisha për poshtërimin që sipas tij ju bë Shqipërisë në Beograd, Kryeministri Rama u shpreh se, “nuk besoj se e ka uruar paraardhësi im një poshtërim të Shqipërisë në Beograd. Ai ka kaluar shumë truproja dhe duhet ta dijëe se nuk mund të mbajë garda e Republikës serbe flamurin e Shqipërisë, ashtu siç nuk mund të jetë e kundërta. Por kjo është çështje moshe, janë pasoja të padëshiruara, dhe vijnë. Nuk ka sesi të jenë pasoja të dëshirura, por vijnë si pasojë e një rrjedhjeje. Jemi të detyruar tu’a falim shumë të moshuarve këto harresa të kujtesës”.

Viterbo. Vdes e therur nga bashkëjetuesi një 31-vjeçare

Testi i italishtes për lejeqëndrimin me pikë vlen edhe për kartën e qëndrimit?