in

Viterbo. Vdes e therur nga bashkëjetuesi një 31-vjeçare

Gruaja lë jetimë tre fëmijë të mitur. Arrestohet burri
Në vendngjarje, ndërsa trupi i të ndjerës çohet në morg

Romë, 12 nëntor 2014 – Dhuna në familje i merr jetën një 31 vjeçareje, nënë e tre fëmijëve të mitur, dy djem 7 dhe 14 vjeç dhe një vajzën 12 vjeç. Ka ndodhur të martën pasdite, rreth orës 15.30, në Sutri të Viterbos, kur A.A. 53-vjeçar shqiptar ka qëlluar me thikë në fyt e në bark gruan me të cilën bashkëjetonte, shqiptare edhe ajo, duke e lënë të vdekur në vend. Kur ka kuptuar ç’ka bërë, burri ka thirrur karabinierët e ndërkohë ka provuar të vrasë veten – pa ia dalë mbanë – duke pirë ilaç rrobash.

Karabinierët e mbërritur në banesën e çiftit, në qendër të komunës së vogël, kanë gjetur gruan të pajetë e krah saj burrin thuajse pa ndjenja. Karabinierët kanë thirrur edhe një ambulancë që ka çuar 53-vjeçarin në spitalin Gemelli të Romës. Është shtruar aty në gjendje të rëndë shëndetësore, por sipas mekëve nuk është në rrezik për jetën. Trupi i gruas është çuar në morgun e spitalit San Lazzaro ku do t’i bëhet autopsia.

Nuk është akoma e qartë për ç’motive burri ka humbur arsyen e i ka ngulur thikën gruas së re një herë në fyt e pesë herë në bark.

Sipas të dhënave të para të mbledhura nga karabinierët, viktima jetonte në Sutri prej rreth një viti dhe punonte në Romë ndoshta si bashkëpunëtore shtëpiake. Kishte tre fëmijë, nga një martesë e mëparshme e që fatmirësisht nuk ishin në shtëpi në çastin e vrasjes: dy të vegjlit ishin në shkollë, ndërsa 14-vjeçari duket se është kthyer në Shqipëri para pak kohësh. Thuhet se vrasësi i saj jetonte me të prej një muaji, por duket se ata njiheshin që më parë. 

Në vendngjarje, ndërsa trupi i të ndjerës çohet në morg

Rama në Beograd, vazhdim i ndeshjes Serbi-Shqipëri

Rama: Vizita në Beograd theu akullnajën mes Serbisë e Shqipërisë