Më 13 nëntor, rreth orës 14.45, listës së atyre që kanë humbur jetën në punë iu shtua emri i fundit: Besnik Duka, 41 vjeç.
Emigranti shqiptar, i punësuar rregullisht nga firma Cilotti Srl, po punonte në një kantier ndërtimi në Via dei Girasoli, në Cervia (provinca e Ravenna).
Për shkaqe ende të panjohura një eskavatori që po zhvendoste copa të skelës, i është shkëputur kova e cila ka goditur për vdekje punëtorin. E kotë ndërhyrja e menjëhershme e mjekeve te urgjencës sepse për Besnikun nuk kishte shpëtim, goditja ishte në kokë.
Janë marrë në pyetje kolegët e viktimës që ndodheshin pranë tij, por deri tani nuk dihet saktë arësyeja e aksidentit. Kantieri është sekuestruar për të bërë të mundur hetimet.
41-vjeçari shqiptar, që banonte në Forlì lë guan dhe tre fëmijë.