in

Drogë nga Shqipëria në Piemonte përmes Sicilisë. 22 arrestime

Ndër të arrestuarit, një është shqiptar, 38-vjeçari Emilian Pernoci, prej vitesh rezident në provincën e Torinos

Romë, 25 nëntor 2014 – Në një operacion të karabinierëve kundër drogës gjatë natës së shkuar janë arrestuar 16 persona në Piemonte dhe 6 Sicili. Të gjithë akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike që sillnin nga Shqipëria në Sicili e nga ishulli në Piemonte.

Nga hetimet që sollën në arrestimet e natës së shkuar, ka dalë në dritë se organizata ka sjellë nga Shqipëria në Itali tonelata hashash, marihuanë, heroinë e kokainë me vlerë miliona euro. Në kontrollet e bëra nga karabinierët gjatë arrestimeve janë sekuestruar 40 mijë euro para të thata dhe gjysmë kg hashash.

Të arrestuarit janë thuajse të gjithë italianë. Është shqiptar vetëm Emilian Pernoci, 38 vjeç, prej vitesh në Itali e rezident në provincën e Torinos. Sipas karabinierëve është ai që, falë njohjeve të tij në Shqipëri, organizonte transportin e drogës deri në brigjet italiane.

“Nuk preken as me lule” – Fushata Benetton kundër dhunës ndaj grave (video)

Shqiptarët e Italisë në festë