in

Serbi-Shqipëri. Sot fjala e fundit mbi ndeshjen. Kuqezinjtë: “Duam tre pikët”

Kuqezinjtë po luajnë sot raundin e fundit të përballjes Serbi-Shqipëri, që nisi më 14 Tetor 2014 mbi të cilën ende nuk është fjala e funditj.

Sot, nga ora tetë e mëngjesit, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (TAS, organi më i lartë i drejtësisë sportive) ështe mbledhur te  japë verdiktin e saj lidhur me betejën ligjore të nisur nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo Serbe, në kuadër trazirave që sollën ndërprerjen e përballjes mes dy përfaqësueseve në Beograd, të vlefshme për Grupin I të eliminatoreve të Europianit “Francë 2016”.

Burime nga Federata Shqiptare e Futbollit kanë bërë me dije se delegacioni shqiptar ndodhet në zyrat e TAS për të provuar që takimi është ndalur për shkak të hyrjes së tifozëve serbë dhe dhunës fizike të ushtruar ndaj lojtarëve shqiptarë.

Pala shqiptare, siç ka lajmëruar dhe Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka nënvizuar se kërkesa e delegacionit tonë është marrja e tre pikëve, që takojnë me rregullore dhe një argumentet që jepet është fakti i vendimit të UEFA-s për takimin Mali i Zi-Rusi, ku Rusia mori tre pikë në tavolinë, pasi portieri i saj u godit me fishekzjarrë gjatë zhvillimit të takimit eliminator në fushën e ballkanasve.

Kapiteni i kuqezinjve, Lorik Cana dhe tekniku Gianni De Biasi janë pjesë e delegacionit dhe u morën sot në pyetje si dëshmitarë, në kuadër të strategjisë mbrojtëse të avokatëve të FSHF-së.

Lorik Cana, kapiteni i përfaqësueses sonë, në një prononcim për mediat theksoi se vetëm trepikëshi është i pranueshëm, ndërsa u tregua i hapur dhe sypatrembur për një riluatje të sfidës.  “UEFA ka mbatjur dy standarde dhe kjo është për të ardhur keq. Organi kryesor i futbollit europian dhe organizuesi i këtij kompeticioni është pikërisht ajo, që nuk ka mbajtur vlerat që ajo i promovon çdo ditë, madje jep dy vendime të ndryshme për ngjarje të njëjta. Është e vërtetë që Federata ruse ka më shumë fuqi brenda organeve ndërkombëtare. Fatkeqësisht pesha e Shqipërisë nuk është në këto nivele, megjithatë kombëtarja shqiptare po rritet çdo ditë e më shumë dhe kjo bën që Shqipëria të dëgjohet më shumë. Dy ngjarjet që kanë ndodhur janë absolutisht të pakrahasueshme”, shprehet kapiteni i Kombëtares sonë të futbollit, Lorik Cana.

Tekiniku De Biasi në fjalën e tij ka theksuar se Shqipëria i meriton tre pikët për atë që ndodhi në Beograd. “Ne u sulmuam, dhunuam dhe na u hoqën tre pikë në tavolinë, ndërkohë që duhet të ishte e kundërta, pasi ata ishin organizatorët”, vlerësoi De Biazi i cili në një postim në FB thekson se ishte nisur për në Lozanë për të marrë trepikëshin e radhës.

Një ditë më parë në Lozanë ishte delegacioni serb që kërkoi trepikëshin në tavolinë ose riluajtjen e takimit, me pretendimin se acarimi tifozerisë dhe lojtarëve erdhi si pasojë e të famshmit dron që fluturoi mbi fushë.  

Bonus bebe. “U duhet dhënë të gjithë imigrantëve me leje qëndrimi të vlefshme për punë”

Studentët e huaj. Nisin regjistrimet, kërkesat në Konsullatat italiane