Kolegu: “Nuk ka gjë që ai nuk do ta bënte për familjen e tij”
“Humans of New York”, një faqe shumë e ndjekur në rrjetin social Facebook, ka postuar dëshminë e një amerikani i cili tregon se suksesin në jetën e vet ia kushton motivimit që i dha kolegu i tij shqiptar.
“Kam punuar me këtë burrë për mbi 16 vjet, dhe ai më ka mësuar shumë rreth jetës. Ai erdhi në këtë vend nga Shqipëria kur ishte i ri dhe nuk fliste aspak anglisht. Për 30 vitet e fundit të jetës së tij, ai ka bërë dy punë që fëmijët e tij të kishin arsimin më të mirë të mundshëm. Nuk ka gjë që ai nuk do ta bënte për familjen e tij. Përpara se ta takoja, nuk po e nxitja veten të bëja as gjysmën e asaj që kisha mundësi”, është përshkrimi i amerikanit.
“Humans of New York” është një faqe e njohur në Amerikë. Ajo ndiqet nga rreth 13 milionë persona në Facebook. Krijuesit e faqes ndalin njerëz në rrugët e Nju Jorkut dhe u kërkojnë atye të tregojnë jetën e tyre, me qëllim që të frymëzojnë njerëzit gjithandej nëpër botë.
“I’ve worked with this man for over 16 years, and he’s taught me so much about life. He came to this country from…
Posted by Humans of New York on Domenica 19 aprile 2015