in

Në Itali për turizëm, mund të kërkoj lejeqëndrim për motive pune?

Kam ardhur në Itali pa vizë e kam nisur të punoj. A mund të shkoj në Kuesturë e të kërkoj lejen e qëndrimit për punë?

Qytetarët e huaj që vijnë në Itali për arsye turizmi – siç vijnë edhe qytetarët shqiptarë pa vizë – nuk mund të punësohen drejtpërdrejt në territorin italian e për rrjedhojë ata nuk mund të kërkojnë leje qëndrimi për punë.

Qytetarët jokomunitarë rezidentë jashtë Italisë që duan të vijnë këtu për të punuar duhet të jenë të pajisur me një vizë hyrjeje për punë të varur. Për të kërkuar vizën duhet të që më parë të jetë nisur procedura për lëshimin e “autorizimit për punë të varur” nga anë e Sportelit Unik për Imigracionin. Ky autorizim mund të kërkohet vetëm në kuadrin e Dekretit të flukseve, e thënë ndryshe, kërkohet të vihet në Itali për punë duke u përpjekur të fitohet një nga kuotat që qeveria vë në dispozicion për këtë qëllim.

Dekreti i flukseve është ai që përcakton kuotat maksimale të punësimeve të punonjësve të huaj që mund të bëjnë punëdhënës italianë apo të huaj me qëndrim të rregullt në Itali. Dekreti aprovohet nga Qeveria perodikisht në bazë të nevojave të tregut italian të punës.

Procedura, që punëdhënësi duhet të ndjekë për të marrë autorizimin që i lejon të punësojë një të huaj përmes Dekretit të flukseve, nis me paraqitjen e kërkesës on line përmes faqeve internet të ministrisë së Brendshme. Për të paraqitur kërkesën, punëdhënësi fillimisht duhet të regjistrohet siç kërkon sistemi i automatuzuar i sitit të ministrisë.

Kërkesa që niset është emërore, që do të thotë se në kërkesë duhet shënuar të dhënat personale qoftë të punëdhënësit qoftë të punonjësit. Që kërkesa të pranohet duhet të përmbushen një seri kriteresh të përshkruara më poshtë, përndryshe kërkesa hidhet poshtë edhe po të mungojë edhe vetëm një nga kushtet e parashikuara:

– Punëdhënësi: duhet të dëshmojë se ka kapacitet ekonnomik të përshtatshëm që t’i lejojë mbulimin e rrogës dhe të detyrimeve kontributive që lindin nga punësimi i të huajit.

– Punonjësi: duhet të jetë rezident jashtë Italisë e nuk duhet të ketë dënime as në Itali e as në të gjithë Shengenin për krime që kanë të bëjnë me favorizimin e imigracionit klandestin, me shfrytëzimin e prostitucionit apo me trafikun e lëndëve narkotike, apo edhe me krime të tjera si vjedhje e grabitje me dhunë. Veç këtyre, punonjësu nuk duhet të ketë pasur masë dëbimi nga zona Shengen.

– Marrëdhënia e punës: kohëzgjatja e orarit të punës nuk mund të jetë më i ulët se 20 orë në javë dhe rroga minimale mujore që i garantohet punonjësit jo më e vogël se shuma e çekut social gjatë vitit të referimit.

Vetëm në rastin kur punonjësi i huaj jeton në Itali me leje qëndrimi që i lejon punën (motive pune, studimi, familjare, strehim politik, motive humanitare, asistencë të mituri apo pritje punësimi), mund të punësohet pa pasur nevojë të kërkojë vizë për punë të varur për të ardhur në Itali.

Maria Elena Arguello / Stranieriinitalia.it

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Historia frymëzuese e një shqiptari në Amerikë

Takim me Visar Zhitin për “Convivio di Occhio Blu”