in

“Ju lutem, mos u nisni, do vdisni…” Letra e vogëlushes që u shpëtoi dallgëve

Sanneh është 11 vjeç, ka humbur të gjithë familjen e saj gjatë kapëcimit të Mesdheut. Apeli për “personat e tjerë që duan të vijnë në Itali”

Reggio Calabria, 29 prill 2015 – “Ju lutem, vëllezër e motra, mjaft me ardhjet në këtë mënyrë” shkruan vajza e vogël që do të thërrasim Sanneh.

Është 11 vjeç dhe sot ndodhet në duar të sigurta në shtëpinë e pritjes në Reggio Calabria, por për gjithë jetën e saj do të mbajë në vete dhimbjen dhe kujtimin e mbytjes që i shkatërroi familjen. Nëna, babai, motra dhe vëllai, u mbytën dy javë më parë në Mesdhe bashkë me 400 persona të tjerë, ndërsa ajo dhe 143 bashkudhëtarë u shpëtuan nga Marina Italiane.

Operatorëve të Komunitetit Papa Giovanni XXIII, që po kujdesen tani për të, u ka treguar atë udhëtim të nisur në fshatin e Gambias deri në epilogun tragjik. Për të dhe motrën e madhe, babai kishte blerë nga skafistët një vend “të privilegjuar”, mbi kuvertë e jo në stivë që u kthye në një çark miu. Por vetëm njëra nga dy vajzat arriti t’i shpëtojë vdekjes.

Sanneh, tregon Corriere della Sera, ka shkruar një letër drejtuar të gjithë atyre që mendojnë të bëjnë të njëjtin udhëtim të familjes së saj. Dhe u përgjërohet të mos nisen.

“Kam kapërcyer detin – shkruan vajza – për të ardhur në Itali, shumë vetë vdiqën, miqtë e mi më të mirë, motra e vëllai im vdiqën mes dallgëve për të ardhur në Itali … ju lutem, ua them të gjithë personave që përgatiten të vijnë këtu në këtë vend të qujtur Itali… deti është shumë shumë i rrezikshëm”.

“Ju lutem, vëllezër e motra, mjaft me ardhjet në këtë mënyrë. Ju lutem, ju lutem, ju lutem … mjaft… – është apeli i 11-vjeçares Sanneh – ua them këtë sepse e di çfarë pashë me sytë e mi”.

Lexo edhe: “E dashur, do të shpëtoj e do të jemi përsëri bashkë” Letrat e fundit të migrantëve 

Vala e azilkërkuesve shqiptarë. Pse qeveria nuk mund të fshihet pas gishtit

Flukset. Italia u hap dyert 13 mijë punonjësve sezonalë. Ja dekreti