in

Kledi Kadiu protagonist i Rai5

Nga 27 nëntori, Kledi Kadiu do të jetë sërish protagonist në tv. Këtë herë në Rai5, kanalin e ri të Rai-t, me një program të tijin kushtuar baletit “Step – Passi di danza” që do të paraqesë për 12 javë, të shtunën, në orën 21.00

Në ekranin e vogël jemi mësuar të shohim Kledin kryesisht në programet e Maria De Filippit. Nga 27 nëntori, do të jetë protagonist në rrjetin e ri të televizionit publik italian dedikuar kulturës, RAI5. Dhe jo si i ftuar apo pjesëmarrës i thjeshtë, por si drejtues i një programi mbi baletin. Çdo të shtunë në orën 21.00, për 12 javë rresht, Kledi do të paraqesë “Step – Passi di danza”.

Për 12 javë programi do të na ofrojë një përzgjedhje ndër kryeveprat e baletit klasik dhe vallëzimit modern, të interpretuar nga balerinët më të famshëm e më të admiruar të botës. Një vend të veçantë do të gjejnë në Step – Passi di danza” edhe intervistat me yjet e baletit dhe të koreografisë bashkëkohore. Kledi do të të jetë si një udhërrëfyes, që do të marrë përdore telespektatorin në këtë rrugëtim mbresëlënës, dedikuar çdo javë një teme të veçantë: një personazhi, apo një gjinie baleti, apo një kryevepre baleti.

Vizita të udhëhequra të “Albania fra lussi e splendori”

Manifesto Fli. Fini: “Firmino anche gli immigrati”