Sekuestrohen mbi 33 kg drogë
Romë, 30 qershor 2015 – Falë një aksioni të karabinierëve të premten e shkuar janë arrestuar tre shqiptarë: Rezart Begolli, 39 vjeç, Ervis Hasanaj, 32 vjeç, dhe Shpëtim Luzi, 40 vjeç. Të tre të arrestuarit jetojnë në Marche me familjet e me punë të rregullt (i pari në Civitanova e dy të tjerët në Sant’Elpidio a Mare.
Arrestimi i tyre është bërë në një garazh të Sant’Elpidio a Mare të kthyer në magazinë droge. Aty janë gjetur e sekuestruar 300 pako me 33 kg hashash, 300 gr kokainë si dhe mjete për ndarjen e drogës.
Sipas karabinierëve, droga kishte për destinacion plazhet e provincave të Fermos dhe Maceratës.