in

Firence. Shkatërrohet banda e trafikut të kokainës. 19 arrestime

Kanë importuar në Itali e kanë hedhur në treg mëse 15 kg drogë. Ndër të arrestuarit, shumica janë shqiptarë

Romë, 7 korrik 2015 – Në kuadrin e një operacioni kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës, karabinerët e Firences, në bashkëpunim me ata në Lucca, Perugia, Pisa dhe Pistoia si edhe me forcat e policisë së Shqipërisë dhe Gjermanisë, kanë arrestuar 19 persona, kryesisht shqiptarë. 12 janë futur në burg e 7 të tjerëve u është dhënë masa e arrestit të shtëpisë.

Veprat penale për të cilat akuzohen të arrestuarit shkojnë nga organizim kriminal me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës, në mbajtje e shpërndarje të saj. Sipas hetuesve, nga korriku 2013 deri në qershor 2014 organizata ka trajtuar mëse 15 kg kokainë, mes asaj të importuar në Itali dhe asaj të shitur me pakicë.

Hetimet kanë nisur në korrik të vitit 2012 pas vrasjes në një fraksion të Fucecchios të 31-vjeçarit Klaudio Rucaj ku mbeti i plagosur edhe një kushëri i tij, 28-vjeçari Ilir Qokaj. 

Kuestura i tërheq kartën e qëndrimit kujt humbet punën. Gjykatësi e ndalon

Merkel iku, po tani?