Para pesë vitesh erdha në Itali si student e tani dua të kërkoj kartën e qëndrimit. Por më kanë thënë që vitet gjatë të cilave kasha leje për studime nuk llogariten. A është e vërtetë?
Për lëshimin e lejeqëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë, i njohur edhe si karta e qëndrimit, i huaji duhet të tregojë se ka document qëndrimi prej të paktën pesë vjeetësh, por disa periudha nuk llogariten.
Teksti unik për imigracionin përjashton nga e drejta e kartës së qëndrimit të huaj që qëndrojnë në Itali për arsyet specifike të renditura më poshtë:
– Titullarët e lejes së qëndrimit për motive studimi apo formimi profesional;
– Të huajt me lejeqëndrim për mbrojtje të përkohshme apo për motive humanitare apo ata që kanë kërkuar lejeqëndrim për këtë motiv e janë në pritje të një vendimi;
– Të huajt që kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare sipas nenit 2, paragrafit 1, germa a) të dekretit legjislativ nr. 251 të 19 nëntorit 2007 e që janë akoma në pritje të vendimit përfundimtar mbi kërkesën;
– Të huajt mbajtës të një lejeje qëndrimi kohëshkurtër: perudha nën 3 muaj për vizita, biznes, turizëm apo studime;
– Të huajt që kanë një leje qëndrimi për statusin juridik sipas Konventës së Vjenës së vitit 1961 mbi marrëdhëniet diplomatike (agjentët diplomatikë), sipas Konventës së Vjenës së vitit 1963 mbi marrëdhëniet konsullore (agjentët konsullorë), sipas Konventës së vitit 1969 mbi misionet special (misionet e përkohshme me karakter përfaqësie të Shtetit, i nisur nga një Shtet në një Shtet tjetër me miratimin e këtij të fundit për të trajtuar me të çështje të caktuara apo për të kryer pranë tij një detyrë të caktuar), ose sipas Konventës së Vjenës së vitit 1975 mbi përfaqësinë e Shteteve në marrëdhëniet me organizatat ndërkombëtare (funksionarët e OKB-së).
Kjo do të thotë, për shembull, që nëse i huaji është i pranishëm në Itali prej pesë vitesh, por vitin e parë ka qënë për shembull me leje si funksionar i Ambasadës, duhet të presë edhe një vit tjetër për të paraqitur kërkesë për lëshimin e lejes së qëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë.
Së fundi, është mirë të mbahet parasysh që për lëshimin e këtij dokumenti qëndrimi, i huaji përveçse duhet të ketë një leje qëndrimi të vlefshme prej të paktën pesë vjetësh, duhet të tregojë edhe që ka të ardhura të mjaftueshme, të mos ketë pasur dënime penale të caktuara dhe të kalojë testin e gjuhës italiane.
Mascia Salvatore / Stranieriinitalia.it
Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)