Protagonistët të dy shqiptarë. Sabri Alija viktima, Haziz Polisi, 47 vjeç, e qëlloi me thikë në kraharor
Romë, 2 gusht 2015 – Para një salle lojërash elektronike në rrugën Santorre di Santarosa në Alessandria dy burra shqiptarë, njëri me thikë në dorë e tjetri me një shufër hekuri, janë zënë keqas në mes të natës për arsye që ende janë të paqarta. I pari është Haziz Polisi 47 vjeç, tjetri Sabri Alija 55 vjeç.
Polisi ka qëlluar me thikë në kraharor Alijën, që i çuar me urgjencë në spitalin e qytetit ka vdekur pas pak orësh.
Thuajse menjëherë është arrestuar vrasësi: policia e gjeti në shtëpi të tij, ku kish shkuar të flinte menjëherë pas asaj që kish bërë. Në shtëpi, agjentët e policisë i gjetën edhe thikën e madhe që kish përdorur për vrasjen e Alijës.