Qeveria kërkon të çiftëzojë disa prefektura brenda vitit 2016. Qytetarëve do t’u duhet t’u drejtohen atyre që provincave të tjera. Ja të gjitha prefekturat që rrezikojnë të mbyllen
Romë, 16 shtator 2015 – Telashe në horizont për mijëra imigrantë në Itali. Për të marrë bashkimin familjar, apo për të mbrojtur testin e guhës italiane për kartën e qëndrimit do të jenë të detyruar të marrin rrugën.
Është fjala për të gjitha praktikat që kryhen pranë Sportelet Unike për Imigracionin (SUI), që varen nga prefekturat. Sot ka një për çdo provincë gjë që do të thotë se kush ka nevojë për shërbime të Prefekturës duhet të shkojë në kryeqendrën e provincës ku jeton. Por brenda vitit 2016 nuk do të jetë më kështu, shumë province do të mbeten pa prefekturë, pra nuk do të ketë më as SUI, sepse zyrat do të bashkohen me ato të një province aty pranë. Kështu që shumë qytetarëve do t’u duhet të shkojnë në një provincë tjetër.
Kjo risi parashikohet nga rregullorja (tani për tani ekziston vetëm një skemë dekreti) me të cilën qeveria vendos të riorganizojë ministrinë e Brendshme, duke e reduktuar praninë e saj në territor. Rregullorja parashikon mbylljen e prefekturave në Teramo, Chieti, Vibo Valentia, Benevento, Piacenza, Pordenone, Rieti, Savona, Sondrio, Lecco, Cremona, Lodi, Fermo, Isernia, Verbano-Cusio-Ossola, Biella, Oristano, Enna, Massa-Carrara, Prato, Rovigo, Asti dhe Belluno.
Kështu të huajve të Pratos do t’u duhet të shkojnë në Pistoia, atyre të Pordenones në Udine, të Rietit në Viterbo e kështu me radhë sipas çiftëzimeve (në fund të faqes gjeni listën e plotë) të vendosura nga ministria. E fatkeqësisht nuk duhet të hkojnë veç një herë, pasi për bashkimin familjar, për shembull, duhet shkuar një herë për të dorëzuar origjinalin e dokumentacionit, më pas ndoshta për integrimin e praktikës e së fundi për të tërhequr autorizimin.
“Në një cast si ky i tanishmi, në emergjencë të plotë për administrimin e imigracionit dhe sigurisë, qeveria mendon të mbyllë 23 Prefektura. Një tërheqje e Shtetit nga territory, që rrezikon sjellë ngatërresa për qytetarët e punonjësit” protestojnë sindikatat Fp-Cgil, Cisl-Fp dhe Uil-Pa që më 22 shtator do të mbledhin njëkohësisht asambletë në të gjitha selitë në rrezik mbylljeje.
Me germa të pjerrëta selitë që do t’u bashkohen të tjerave përbri: