in

Përmbytjet – Ministria e Brendshme njofton

Informacioni mbi situatën e krijuar nga reshjet dhe mbi masat që po merren për përballimin e situatës i ofruar nga ministria e Brendshme i përditësuar më datë 4 dhjetor

Informacioni në vijim paraqet të dhëna të grumbulluara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, mbi situatën e krijuar nga reshjet deri në orën 12:00 datë 04.12.2010 dhe masat që po merren për përballimin e situatës.

Qarku Shkodër

Rreth 1000 efektiva të Policisë së Shtetit dhe afro 500 efektiva të Forcave të Armatosura kanë vijuar punën për evakuimin e banorëve nga zonat e përmbytura. Banorët e evakuuar janë strehuar në objektet e vëna në dispozicion nga pushteti vendor ose pranë të afërmve në zonat që nuk janë prekur nga përmbytja.
Nga zonat e përmbytura janë evakuuar 2623 familje me 11023 persona.
Komuna Ana e Malit 53 familje, 240 persona
Komuna Dajç 330 familje, 1550 persona
Komuna Bërdicë 768 familje, 3306 persona
Komuna Bushat 500 familje, 2000 persona
Komuna Gur i Zi 320 familje, 1300 persona
Komuna Velipojë 70 familje, 350 persona
Komuna Rrethina 20 familje, 102 persona
Bashkia Shkodër 562 familje, 2175 persona

Sipërfaqja e tokës së përmbytur rezulton 13 950 ha. Të rrethuara nga uji gjenden 4597 shtëpi, ndërkohë janë të përmbytura 2561 shtëpi. Efektivat e Policisë së Shtetit dhe të Forcave të Armatosura që po veprojnë në terren krahas evakuimit të banorëve po kryejnë edhe furnizimin me ushqim, ujë të pijshëm e veshmbathje të banorëve të evakuuar, e po kështu po angazhohen për përforcimin e argjinaturave. Strukturat policore kanë marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në në të gjithë territorin e veçanërisht në zonat e përmbytura. Situata shëndetësore është nën kontroll dhe është koordinuar puna me strukturat policore dhe ushtarake për transportimin e ekipeve mjekësore. Drejtoria Rajonale e Rrugëve në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut kanë vendosur shenjat dhe kufizimet në akset rrugore problematike.

Gjendja e rrugëve
Është i bllokuar aksi i rrugës nacionale Shkodër-Tiranë, tek Harku i Bërdicës.
Aksi rrugor Shkodër – Velipojë është i pakalueshëm në vendin e quajtur Ura e Gjolulit.
Tek Ura e Bunës është kufizuar qarkullimi i mjeteve për shkak të rritjes së nivelit te ujit siper dyshemesë së urës.
Unaza e re nga vendi i quajtur Shkolla “Sallo Halili” Ndocej, deri tek “Bexhisteni”, kalohet vetëm me mjete të larta pasi në rrugë është rritur niveli i ujit.
Aksi rrugor nga Pesëkatëshi me urë në Xhabije deri tek Ura e Bunës (Lokali “Freskia”) kalohet vetëm me mjete të larta.
Rruga e Shirokës ëshë e pakalueshme.
Rruga për në Komunën Ana e Malit dhe PKK Muriqan kalohet vetem me mjete të larta.
Aksi rrugorë Shkodër – Velipojë është e pakalueshme në të dy krahet.
Rruga për në Komunën Dajç është e pakalueshme.
Aksi rrugorë Shkodër – Kirë – Mali i Shoshit – Komuna Shalë lëvizja kryhet me vështirësi.
Aksi rrugorë Bogë – Thethë është e pakalueshme, (në Qafë Terthorë ka rreth 1 m borë).
Aksi rrugorë Breg Lumi – Thethë është e bllokuar si pasojë e shëmbjes së rrugës nga reshjet.
Në Komunën Dajç janë dëmtuar argjinaturat në Rrushkull, Belaj, Samrisht, Pentar dhe Luarzë.

Malësi e Madhe
Aksi rrugorë Tamarë – Vermosh kalohet me vështirësi në Qafë të Bordolecit.
Aksi rrugorë Tamarë – Vukël është i bllokuar nga shëmbja e dheut dhe po punohet për zhbllokimin e kësaj rruge.
Akset e tjera rrugore janë të kalueshme nga automjetet.

Pukë
Aksi rrugor Fushë Arrëz – Iballë është i bllokuar nga shëmbja e dheut si pasojë e reshjeve të rëna dhe po punohet për zhbllokimin e rrugës.
Aksi rrugor Fierzë – Tropojë është i bllokuar kalimi tek Ura e Hidrocentralit të Fierzës pasi ka gërryerje pranë urës nga vërshimi i ujit.
Akset e tjera rrugore janë të kalueshme nga automjetet.

Qarku Lezhë
Forcat policore dhe ushtarake në bashkëpunim me Bordin e Kullimit po punojnë për përforcimin e argjinaturës së Torrovicës.

Qarku Korçë
Nga reshjet e shiut në fushën e Maliqit ka prezencë uji në ngastra të veçanta të saj.

Qarku Durrës
Në Fushë Krujë, niveli i ujrave në shtratin e lumit Zezë ka rënë duke lejuar pastrimin e aluvioneve nga banesat. Po kryhet pastrimi i kanaleve sipërfaqësore dhe rrugëve në mes të qytetit.
Prezencë uji, por në nivele të ulëta vazhdon të ketë edhe në disa lagje dhe rrugë të brendshme të Bashkisë Durrës.

Qarku Fier
Si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Gjanica ka prezencë uji në disa banesa në qytetin e Fierit.

Përmbytjet, shkurt nga ATSh

Ministri Frattini përshëndet shqiptarët për liberalizimin e vizave