in

Mund të hap aktivitet privat nëse vij për turizëm?

Shtetasi jokomunitar i pranishëm në territorin italian me një vizë një mujore (për arsye turizmi, për shembull) a ka të drejtë, sipas ligjit italian, të hapë një aktivitet të vetin me regjistrim të rregullt në zyrën e tatimeve dhe në Dhomën e Tregtisë? Si duhet vepruar në këtë rast me lejeqëndrimin? Çfarë ndalon dhe çfarë lejon ligji?

Deklarata e pranisë, kur parashikohet, ose vula në pasaportë, që kanë zëvendësuar lejeqëndrimin për arsye turizmi ose gjithsesi lejeqëndrimin afatshkurtër (maksimumi 90 ditë) i jep mundësinë personit që të qëndrojë në Itali, por jo që të ushtrojë aktivitet pune të pavarur ose të varur.

Pra kush vjen për turizëm nuk nuk ka mundësi punësimi apo të hapë një aktivitet të vetin. Vetë zyrat kompetente për hapjen e partita IVA, regjistrimit në Dhomën e Tregtisë, dhënien e autorizimeve dhe licencave, nuk kryejnë procedurat nëse kërkuesi nuk ka lejeqëndrim të përshtatshëm, si për shembull lejeqëndrim për arsye familjare.

Pra duhet ndjekur një procedurë e posaçme.

Për punësimet e varura duhet pritur dalja e dekretit të flukseve. E njëjta gjë edhe për aktivitetin e pavarur, meqenëse edhe për të parashikohet mekanizmi i flukseve.

Për detajet e procedurës për hapjen e një  aktiviteti mund të lexoni: Punë e pavarur: si veprohet?

Si veprohet për të hapur një aktivitet privat?

Annuncio di lavoro: cercasi segretaria