Nënkryetari i senatit, legisti Roberto Calderoli, kundër Dossier immigrazione: “Të dhënat janë të gabuara, 80-90% e të pranishmëve në Itali janë të parregullt”
Romë, 30 tetor 2015 – Kontributi i imigrantëve në mirëqenien e Italisë? Për legistin Calderoli, nuk ekziston.
Nënkryetari i Senatit nuk ka gëlltitur Dosierin statistikor mbi imigracionin 2015 të prezantuar dje në mbarë Italinë që flet pikërisht për kontributin e madh të 5,4 milionë migrantëve në Italinë e krizës. Në profilin e tij Facebook konteston të dhënat si “të rreme” dhe “të gabuara” e ofron të tjera. E për të pak rëndësi ka që të gjitha shifrat e Dosierit përputhen me ato të shumë e shumë studimeve të tjera po aq të besueshme, ndërsa ato të cituara prej tij duken padyshim se nuk qëndrojnë as në tokë e as në qiell.
“Dosieri statistikor i imigracionit 2015 Idos/Unar – shkruan Calderoli – është një koncentrat gënjeshtrash që përshkruan imigrantët si njerëz të mirë, që nuk i bëjnë keq njeriu, viktima të stereotipeve, që kontribuojnë në mënyrë përcaktuese në Prodhimin e Brendshëm Bruto. Të dhënat që përmban duket sheshit që janë të gabuara, sa edhe vetë ministria e Brendshme kohët e fundit i ka përgënjeshtruar”.
“Alfano gjatë një séance dëgjimore ka pranuar që pjesa dërrmuese e klandestinëve të cilëve u është dhënë masa e dëbimit nuk janë larguar kurrë nga Italia e që të huajt e parregullt janë sot nga 80% deri në 90% e të pranishmëve, e natyrisht që kjo është e vërtetë sepse në rastin më të keq rrezikojnë vetëm urdhrin për t’u larguar në vend që të shoqërohen në vendet nga janë nisur. Nga 170 mijë personat e ardhur, për 120 mijë nuk dimë ku janë: ku kanë përfunduar?” pyet legisti.
Calderoli ngre zërin e flet për komplot. “Dikush po përpiqet të mashtrojë italianët me një strategji komunikuese që ka për qëllim t’ua përcjellë imigracionin si dukuri positive jo vetëm përmes keqinformimit e duke fshehur të vërtetën por edhe duke falsifikuar shifrat! E vërteta, fatkeqësisht, është ajo që qytetarët vuajnë çdo ditë në kurrizin e tyre, jo ajo e botës fantastike e rrëfyer nga Dosieri i përpiluar sipas mënyrës së Pradvës së Leninit”.
IL DOSSIER SULL’IMMIGRAZIONE CONTIENE DATI TALMENTE FALSI CHE NEANCHE LA PRAVDA DI LENIN ARRIVAVA A TANTOÈ stato…
Posted by Roberto Calderoli on Giovedì 29 ottobre 2015