in

Terni. Zihen dy 20-vjeçarë në diskotekë, njëri prej tyre vdes në spital

Oltjan Nela

Është goditur me thikë pse shikoi më shumë se ç’duhej një vajzë

 

Romë, 10 dhjetor 2015 – Oltjan Nela 20 vjeç ka ndërruar jetë mbrëmë në spitalin e Ternit. Të hënën e shkuar kishte marrë një thikë në bark nga bashkatdhetari Mariel Mjeshtri 21 vjeç, pas një zënieje në një lokal nate.

Oltjani jetonte në Terni me familjen prej 13 vjetësh e nuk kishte pasur ndonjëherë problem me forcat e rendit.

Sipas një rindërtimi të parë të ngjarjes duket se shkak për sherrin, e më pas goditjen me thikë, është bërë një shikim që Nela i ka hedhur një vajze ternane që ndodhej aty me të fejuarin. Policia ka arrestuar Mariel Mjeshtrin, autori i vrasjes, dhe tre italianë miq të tij të akuzuar për favorizim e bashkëpunim në vrasje. Për Mjeshtrin akuza fillestare për vrasje të mbetur në tentative, me vdekjen në spital të 20-vjeçarit Nela ndryshon, tani duhet të përgjigjet për vrasje. Por avokati i tij ngul këmbë: “Marielit iu desh të mbrohej sepse u ndie i kërcënuar nga viktima që kishte nxjerrë një thikë. Klienti im u vetëmbrojt”.

Se kush e pati fajin do ta thotë gjykata, por kjo pak vlerë ka. Fakti i hidhur mbetet që Olti, siç e thërrisnin miqtë, humbi jetën për hiçgjë në moshën 20-vjeçare.

 

Varese. Është Mariana Preducaj, gruaja e vrarë nga i shoqi

E vërteta “lakuriqe” e lajmeve të televizionit Zjarr dëfren edhe mediat italiane