in

18 vjet burg për themeluesin Parmalatit

Dënohet në shkallë të parë me 18 vjet heqje lirie, Callisto Tanzi, themeluesi i Parmalatit, për falimentimin e ndërmarrjes dhe mashtrimin e 35 mijë kursimtarëve italianë

U mbyll gjyqi i shkallës së parë për falimentimin e Parmalatit, një prej ndërmarrjeve më të mëdha italiane në sektorin ushqimor. Themeluesi i saj, Callisto Tanzi u dënua me tetëmbëdhjetë vjet burg, dënime të ashpra dhe për bashkëpunëtorët e tij.

Falimentimi i Parmalatit, i zbuluar në vitin dymijëetre, u shkaktua nga një politike përhapjeje të shfrenuar në botë dhe në sektorë të ndryshëm, operacione këto të financuara me borxhe të marra në banka dhe me shitjen e “obligacioneve” të kursimtarëve, të cilët praktikisht i kishin dhënë para firmës, të sigurt se ajo do t’ua kthente me interes. Si garanci Parmalati deklaronte se kishte fonde që më pas dolën të rremë, por për shumë vjet  drejtuesit e patën fshehur këtë situatë.

Kur doli e vërteta, ishte tepër vonë: borxhet kishin arritur në katërmbëdhjetë milionë euro dhe nëpërmjet obligacioneve ishin mashtruar tridhjetepesë mijë kursimtarë italianë.

Për ta dënimi i Tanzit dhe të i të tjerëve nuk ka ndonjë rëndësi. Vendimi parashikon një dëmshpërblim të vogël, por pasuritë që deri tani u janë sekuestruar të akuzuarve, nuk mjaftojnë për ta paguar atë.

Në pranga Soddu, sipërmarrësi i fshehtë i Star Airways

Ama e Atac: 2 mijë punësime të afërmish dhe miqsh politikanësh