in

Ministria e Brendshme: Tërhiqni pasaportat biometrike të kërkuara në 2014-tën

Pas 30 prillit 2016 do të shkatërrohen, kush kishte aplikuar për to e nuk i tërheq brenda afatit, duhet të paraqesë kërkesë nga e para e të paguajë sërish

 

Romë, 9 shkurt 2016 – Ministria e Brendshme lajmëron të gjithë qytetarët që dokumentet e prodhuara në vitin 2014 do të asgjësohen në 30 prill 2016. Ky është edhe afati i fundit për t’i tërhequr.

“Pas kësaj date, nëse pasaportat nuk do të tërhiqen, atëherë sipas kontratës me firmën prodhuese “Aleat” shpk., kësaj të fundit i lind e drejta t’i asgjësojë këto dokumente, për shkak se ato konsiderohen automatikisht të pavlefshme. – lexohet në komunikatë – Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e firmës zgjatjen e këtij afati deri në 30 prill 2016, në mënyrë që t’u krijojë mundësi shtetasve shqiptarë që kanë aplikuar, të nisin procedurat për tërheqjen e dokumenteve pranë sporteleve të shpërndarjes, ose pranë përfaqësive diplomatike ku kanë aplikuar”.

Në veçanti, apeli i tërheqjes së dokumenteve u drejtohet emigrantëve që kanë aplikuar e nuk kanë tërhequr akoma dokumentet. Kush i ka kërkuar ato në Shqipëri duhet t’i tërheqë atje, kush i ka kërkuar në Itali, duhet t’i tërheqë në Konsullatën e Milanos apo në Zyrën Konsullore pranë Ambasadës në Romë, aty ku ka aplikuar.bëhet fjalë vetëm për disa dhjetëra dokumente. Nga Ambasada në Romë, për shembull, bëjnë të ditur se ka vetëm 23 pasaporta biometrike dhe 37 letërnjoftime elektronike të 2014-tës të patërhequra,

Kush ka aplikuar e nuk i ka tërhequr, bën mirë të shkojë as më parë. Sipas lajmërimit të ministrisë së Brendshme, nëse dokumentet nuk tërhiqen në afatin e sipërpërmendur, do të asgjësohen. Kush kishte aplikuar për to, do të jetë i detyruar të paraqesë sërish kërkesëduke paguar të plotë çmimin e dokumentit.

 

Bashkimi familjar – Udhëzues i përditësuar

Dëshmia rozë e Nexhmie Hoxhës, karshillëk ndaj mijëra viktimave të komunizmit