in

Flukset 2016. Ndahen kuotat e sezonalëve dhe konvertimeve mes provincave

Ministria e Punës ka bërë ndarjen e parë territoriale të kuotave për t’iu përgjigjur kërkesave të imigrantëve dhe të punëdhënësve. Ja tabela e plotë për mbarë Italinë

Romë, 25 shkurt 2016 – Ndërsa imigrantët e punëdhënësit vazhdojnë të paraqesin kërkesat, administrata publike mund të nisë që tani shqyrtimin e praktikave për konvertimet e lejeve të qëndrimit dhe hyrjet për punë sezonale të parashikuara nga dekreti i flukseve 2016.

Ministria e Punës ka shpërndarë mes të gjitha provincave italiane një pjesë të mirë të kuotave të autorizuara nga qeveria. Në veçanti, janë shpërndarë 5.727 kuota konvertimesh në punë të varur e të pavarur dhe 11.110 kuota hyrjesh për punë sezonale (963 shumëvjeçare). Kuotat e tjera do t’u jepen në një çast të dytë provincave që do të paraqesin kërkesë kur të mbarojnë ato që u vihen në dispozicion.

Më poshtë gjeni tabelat me kuotat për çdo Krahinë e Provincë, ndërsa këtu keni Qarkoren e Ministrisë së punës.

Abruzzo

Basilicata

Calabria

Campania

Emilia-Romagna

Friuli-Venezia Giulia

Lazio

Liguria

Lombardia

Marche

 

 

Molise

Piemonte

Puglia

Sardegna

Sicilia

Toscana

Trentino Alto Adige

Umbria

Valle d’Aosta

Veneto

EP

 

Nga dhuna në familje te kultura e pandëshkueshmerisë. Raporti AI mbi Shqipërinë

Kam ardhur në Itali pa vizë. Mund të përfitoj nga flukset e të qëndroj këtu?