in

Të burgosurit i jepen 36 orë leje, nuk kthehet më në burg

Teknikisht konsiderohet i aratisur

Burgu i VigevanosRomë, 4 prill 2016 – Gjykatësi i mbikëqyrjes i kishte dhënë për të parën herë leje por kur 36 orëshi i lirisë mbaroi nuk u kthye më në burgun e Vigevanos dhe u zhduk pa lënë gjurmë.

Është ky rasti i fundit i arratisjes së një shqiptari nga burgjet italiane. Lajmin e dha sindikata e pavarur e policisë së burgjeve SAPPE nga e cila shpjegojnë që teknikisht edhe ky rast nuk është gjë tjetër veçse arratisje nga burgu, “e nëse i burgosuri nuk kthehet sa më shpejt pasojat për të mund të jenë të rënda”.

“I burgosuri ishte mbyllur në burg për krime që kanë të bëjnë me shpërndarjen e drogës. Pas lejes që i ishte dhënë, duhej të kthehej në burg në orën 21 të 30 marsit. I burgosuri, që duhet të qëndrojë në burg më pak se dy vjet të tjerë, kryente punë jashtë territorit të burgut dhe ndonjëherë kryente edhe punë vullnetare të dobishme për komunën e Vigevanos. – tregon sekretari krahinor i SAPPE Lombardia, Alfonso Greco – Kjo ishte e para leje 36 orëshe që i jepej”.

 

Shtetësia për bijtë e imigrantëve. “Kurrë kaq pranë, Parlamenti të nxitojë”

Shtetësia italiane, mbi 200 mijë në pritje. “Tepër kërkesa”