in

Ndërmjetësuesit kulturorë FAI, dialog me komunitetet e të huajve përmes artit

Nga Albana TEMALI

Arti një urë mes kulturave. Është paraqitur edhe me këtë flamur veprimtaria kombëtare “Giornate FAI di Primavera”, gjatë të cilës shumë persona kanë pasur rastin të vizitojnë vende të papara ndonjëherë, të hapura nga delegacionet FAI (Fondo Ambiente italiano) në më shumë se 380 lokalitete në mbarë Italinë në ditët e 19 dhe 20 marsit 2016. Një fund jave, si çdo vit, me objektivin e saj për të evidentuar vende dhe monumente, kryevepra të artit të shpërndara në të gjithë botën e në të cilën përfshihen guida profesionale, vullnetarë dhe prej dy vjetësh edhe ndërmjetësuesit kulturalë.

Janë pikërisht këta të fundit, që dallojnë në projektet FAI, mbasi janë të orientuar të përfshijnë komunitetet e emigrantëve në territor. Mediatorët kulturorë-artistikë janë persona me origjinë të huaj, të formuar si të tillë në kurset e posaçme të hapura nga FAI prej dy vitesh, në disa rajone. Qëllimi është që nëpërmjet mediatorëve kulturorë, të përfshijnë komuniteteve të huaja në zbulimin, njohjen e vlerësimin e bukurive ambientale të Italisë.

Mediatorëve kulturorë FAI, Bolonjë

Figura e Mediatorit (ndërmjetësuesit) nuk është e re për komunitetet e huaja, por idea FAI është origjinale dhe shikon një fushë të caktuar, atë të kulturës, në të cilën si dialogu ashtu edhe përfshirja lehtësohen nga gjuha universale e artit.

Edizioni i 24-t i Ditëve FAI të Pranverës ka përfshirë kursin e dytë të mediatorëve kulturorë FAI në gjuhën e huaj dhe vetëm në qytetin e Bolonjës janë alteruar grupe për vizita me guide në gjuhë të huaj në shqip, arabisht, rusisht, bullgarisht etj., për të vizituar Kullën Alberici, e hapur për herë të parë dhe për këtë rast nga FAI.

Interesimi pohoi vlerën e këtij projekti sepse qytetarët e huaj, përtej vlerës njohëse me ambientin, njihen edhe me njëri tjetrin, një proces njohje drejt komunitetit të madh ku ato bëjnë pjesë.

Me pak fjalë: një shfaqje brenda shfaqjes e cila bën të dialogojnë FAI me Italinë dhe komunitetet mes tyre, drejt njohjes së të bukurës, të asaj që është e çmuar për t’u ruajtur si pjesë e identitetit në ndërtim dhe trasformim.

Pikërisht kjo: identiteti. Një temë aq e ndier nga emigrantët, të cilët në tokën e huaj kanë nevojë të krijojnë një identitet të ri i cili kërkon sforcim dypalësh nga emigrantët dhe popullësia ku jeton. Vetëm nga ky bashkëpunim mund të marrë rrugë integrimi.

Dhe cila rrugë mund të jetë më e mira se kjo nëpërmjet artit? Propozimi i FAi duket me vlerë: arti, një urë mes kulturave!

 

Presidenti Hashim Thaçi betohet sot në Kuvend

Presidenti Thaçi merr detyrën