in

Shtetësia italiane. Seanca të reja dëgjimore në Senat, e brenda 27 prillit amendamentet

Komisioni për Çështjet Kushtetuese do të dëgjojë të martën ekspertë të tjerë mbi reformën për bijtë e imigrantëve. Përcaktohet afatit Brenda të cilit mund të propozohen modifikime të tekstit të miratuar në Dhomën e Deputetëve

Senati italianRomë, 9 prill 2016 – Mbi rregullat e reja për t’u bërë italianë, Senati dëshiron të dëgjojë akoma mendimin e ekspertëve dhe shoqatave.

Të martën e ardhshme, më 12 prill, nga ora 11.30, pranë zyrës së presidencës së Komisionit për Çështjet Kushtetuese do të mbahet një seri e dytë seancash dëgjimore, pas asaj të mbajtur më 30 mars. Emrat e të thirrurve akoma nuk janë bërë të ditur, sepse priten konfirmimet, por nga sa mësohet jozyrtarisht nga Pallati Madama, duhet të jenë dy gazetarë, një docent universitar dhe kryetari i një shoqate.

Këta do të ofrojnë një kontribut të ri në reflektimin mbi reformën e shtetësisë për bijtë e imigrantëve. Tashmë e miratuar në Dhomën e Deputetëve, ka mbërritur në Senat që në tetor 2015 dhe diskutimi i përgjithshëm në komision u mbyll prej më shumë se dy muaj. Këshilla kryesorre që iu drejtua senatorëve nga shoqatat që u dëgjuan më 30 mars ishte: “Mos humbni kohë!”.

Në të vërtetë, tani sikur po ecet disi më shpejt. Komisioni, më në fund, ka caktuar edhe një afat Brenda të cilit duhen paraqitur amendamendet: ora 13 e 27 prillit. Kjo do të thotë se ekziston impenjimi për një përballje mbi përmbajtjen e reformës, me propozime modifikimesh dhe votimet përkatëse, për të arritur në një tekst përdundimtar që t’i përcillet Sallës së Senatit. Por kjo do të thotë që kjo fazë do të nisë pas prillit, ndërsa zgjedhjet administrative janë vërtet në prag të derës.

Ç’të bëjmë? Të jemi optimistë e të shohim gotën gjysmëplot apo pesimistë e ta shohim gjysmëbosh?

EP 

 

 

 

BE-ja kërcënon vendosjen e vizave për qytetarët amerikanë dhe kanadezë

Policia maqedonase pёrdor gaz lotsjellёs dhe shkopinj gome kundёr migrantёve