in

Saimir Pirgu çon “Il mio Canto” në ShBA

Vazhdon turneu i tenorit Saimir Pirgu me “Il mio Canto”. Pas Tokios, Firences, Tiranës, Moskës, Vienës, Berlinit, Parisit, nesër Kantoja e tij do të prezantohet në Nju Jork

Saimir Pirgu në Teatrin e Operës dhe Baletit në TiranëRomë, 8 prill 2016 – Tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu, ka shkuar në Shtetet e Bashkuara, këtë radhë me repertorin e albumit të tij “Il mio canto”, të cilin ai do ta interpretojë të shtunën në Nju Jork

Në një intervistë të drejtpërdrejtë nga Nju Jorku për Zërin e Amerikës, Pirgu tregon për turneun që po bën me albumin e tij, të cilin nga 1 marsi e ka prezantuar tashmë në Tokio, Firence, Tiranë, Moskë, Vienë, Berlin, Paris e nesër në Nju Jork. Veçon Tiranën, Firencen dhe Tokion, mes koncerteve më të sukseshme ku është pritur me ovacione.

Mbas 10 vjetëve me një karrierë të suksesshme interpretimi operistik nëpër teatrot e botës, Saimir Pirgu, thotë se i lindi ideja që t’i regjistronte disa nga ariet më të suksesshme në një CD për publikun e gjerë. Në repertorin e recitalit “Il mio canto”, ai ka përfshirë arie nga klasikët e muzikës operistike, si Donizetti, Bellini, Verdi, Gounod, Massenet dhe Puccini.

Tenori Pirgu thotë se e bën të ndihet krenar fakti që mes spektatorëve në Shtetet e Bashkuara, do të ketë edhe shqiptarë nga komuniteti i gjerë i shqiptaro-amerikanëve.

Pas koncertit në Nju Jork, Saimir Pirgu do të jetë në Çikago, me operën Falstaff të Giuseppe Verdit e dirigjent Riccardo Mutin. Më pas do të kthehet në Evropë me kalendarin e tij të ngjeshur: Gjermani, Austri, Spanjë. Takimi më i parë me të në Itali, nga fundi i korrikut kur do të veshë petkat e Alfredos së operës La Traviata të Verdit në Arenën e Veronës.

 

Borse di studio italiane per giovani albanesi per l’anno accademico 2016/2017

BE-ja kërcënon vendosjen e vizave për qytetarët amerikanë dhe kanadezë