Të arrestuarit, shqiptarë dhe italianë
Romë, 11 prill 2016 – Karabinierët e Pavias bashkë me kolegët e tyre të Milanos e Bolonjës kanë arrestuar sot në mëngjes 14 persona, italianë e shqiptarë, nga të cilët 5 janë mbyllur në burg, të tjerët janë vënë në arrest shtëpie.
Katër muajt e hetimit kanë nxjerrë në dritë se ishin pjesë e një organizate kriminale me bazë operative në provincën e Pavias që merrej me trafik droge, veçanërisht kokainë, marihuanë dhe hashash, në veri të Italisë. Gjatë hetimeve janë arrestuar edhe 7 të tjerë në flagrancë, janë sekuestruar 10 kg marihuanë, 220 gr kokainë dhe 100 gr hashash.