in

I urinojnë në kokë të riut, policia i identifikon dhe i padit

Nis procedimi penal për një 34-vjeçar e një tjetër vetëm 19 vjeç, autorët e një rasti të rëndë dhune psikologjike dhe fizike ndaj një 20-vjeçari, të nxjerrë në dritë nga jetaoshqef.al (VIDEO)

Tiranë, 13 prill 2016 – Menjëherë pas publikimit të pamjeve të rënda, në të cilën dy persona shanin dhe urinonin mbi kokë një adoleshent, policia e Tiranës ka identifikuar autorët dhe ka nisur procedim penal.

Policia lajmëron se filloi procedimin penal në gjendje të lirë, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” “Fyerje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuara nga nenet: 90, 119 dhe 110 të Kodit Penal, në ngarkim të dy personave nga Tirana, një 34-vjeçar (inicialet R.N.) dhe një 19 vjeçari (D.N.).

Pas publikimit në median online Jetaoshqef.al të një videoje ku shfaqeshin pamjet e dhunimit me fjalë e gjeste ndaj një të riu, policia e Tiranës nisi punën për identifikimin e autorëve dhe vënien para përgjegjësisë. Nga ana e specialistëve të policisë u bë i mundur identifikimi i personit të dëmtuar me iniciale A.Ç., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Nga rindërtimi që i ka bërë ngjarjes policia, personat e sipërpërmendur e kanë marrë me mjetin e tyre 20-vjeçarin dhe në një çast kanë zbritur dhe kanë nisur ta qëllojnë, ta shajnë e t’i urinojnë mbi kokë. E ndërkaq kanë filmuar “bëmat” e tyre.

Materialet proceduriale i janë përcjellë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Video e dhunimit të 20-vjeçarit (pamje e fjalë të rënda, vetëm për të rritur):

Rezidenca. Si bëhet regjistrimi në Zyrën e Gjendjes Civile e për çfarë duhet

Bono: “Refugjatët janë problem i të gjithëve, nevojitet një Plan Marshall i ri”