Këtë vit familjet do të shpenzojnë njëmijë euro më shumë se vitin e shkuar. E parashikojnë shoqatat e konsumatorëve Adusbef dhe Federconsumatori që kanë dhënë alarmin për rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve. Rritjen më të madhe do ta pësojnë ushqimet, që mesatarisht do të kushtojnë 277 euro më shumë për çdo familje. Ndjekin karburantet, për të cilat parashikohet rritje prej 131 eurosh, trenat, 122 euro më shumë, sigurimet e makinave që do të rriten me 105 euro.
Pak shërben garantuesi i çmimeve i ngritur 3 vjet më parë nga qeveria, që mund të kontrollojë e të sinjalizojë por që nuk mund të sanksionojë kë ngre çmimet pa arsye.
Sipas shoqatave të konsumatorëve një pjesë e mirë e ngritjeve janë spekulime, që nuk lidhen me koston e lëndëve të para. Në këtë rast në Itali flitet për “stangata” që fjalë për fjalë do të thotë goditje më shufër hekuri që bie mbi familjet italiane të rraskapitura tashmë nga kriza ekonomike.