in

“Më burgosni, nuk rri dot në shtëpi”

Një 34-vjeçar shqiptar ka habitur karabinierët e Firences me një kërkesë të pazakontë. Ai po vuan një dënim në arrest shtëpie dhe i ka lutur ushtarakët që të mund të vazhdojë në burg dënimin e tij.

Arsyeja është se në shtëpi mërzitet dhe shpesh ka mosmarrëveshje me fqinjët për shkak të zhurmave. Shqiptari ka specifikuar se në burg kishte më shumë gjëra për të bërë, ndërsa në shtëpi nuk ka asnjë angazhim.

Karabinierët, që më siguri nuk u besonin veshëve, janë munduar ta bindin se është e pamundur t’i plotësohet dëshira. Por 34-vjeçari ka bërë të ditur se do t’i drejtohet gjykatës për të vazhduar vuajtjen e dënimit në burg dhe jo në shtëpi.

Ky vit do t’u kushtojë familjeve 1000 euro më shumë se i shkuari

Flukset 2010: Mbërrin qarkorja shpjeguese