in

Padova. Arrestohet në stacion të trenit me 9 kg marihuanë

Qeni antidrogë i financierëve pikas borsën e 40-vjeçarit ku ishte droga

Padova, 27 prill 2016 – Gjatë kontrolleve të zakonshme për sigurinë në vende veçanërisht të populluara, Guardia di Finanza ka arrestuar në stacionin e trenit të Padovës një shqiptar që kishte me vete 9 kg marihuanë.

40-vjeçari X.G. u ndalua ndërsa po bënte biletën në hyrjen qëndrore të stacionit, falë sinjalit të dhënë nga qeni antidrogë që i mori erë çantës së  madhe që shqiptari kishte me vete. Kur financierët i hapën çantën, gjetën brenda 8 pako plastmasi me rreth 9 kg drogë, ndërsa në xhepat e xhupit i gjetën 4 mijë euro.

40–vjeçari u arrestua me akuzën e mbajtjes dhe shpërndarjes së drogës dhe u çua në burgun Due Palazzi ku po mbahet në pritje të procesit.

 

 

 

Pararegjistrimet në universitete. Udhëzimet e Ambasadës italiane për të rinjtë shqiptarë

Rrugët e sheshet e Shqipërisë në “Google Street View”