“Do të verifikoj personalisht situatën në Brennero, Ventimiglia dhe Shqipëri”
Romë, 2 maj 2016 – Ministri i Brendshëm Angelino Alfano do të zhvillojë së shpejti një vizitë pune në Tiranë.
Pas një konference mbi sigurinë në ëeb të zhvilluar sot në universitetin e Bolonjës, duke folur për politikat mbi imigracionin, Alfano deklaroi: “Do të bëj gjithçka që kam në dorë si ministër i Italisë, për të administruar sa më mirë këtë situatë që është botërore e jo vetëm italiane dhe as vetëm evropiane”.
“Qeveria italiane ka përqendruar vëmendjen në të gjithë kufijtë, në kufirin me Austrinë, në Brennero, me Francën, në Ventimiglia si dhe në kufirin e itinerarit ballkanik. Kam në program të vizitoj së shpejti Brennero, Ventimiglia e të kthehem në Shqipëri”, tha ai.
Në përgjithësi, Alfano kujtoi se qeveria italiane ka një strategji shumë të qartë: “Jemi të rreptë në zbatimin e rregullave e në të njëjtën kohë nuk lëmë të vdesë askënd. Kjo strategji “na lejon të pranojmë në territorin tonë ata që kërkojnë strehim nëse kanë të drejtën e azilit dhe të riatdhesojmë bashkë me Evropën ata që nuk marrin rrugët për shkak të luftës apo persekutimeve”.