in

Sadiq Khan sipas Beppe Grillos, një “bangladeshian”, që “do të hidhet në erë në Westminster”

Batuta e ulët e liderit të Lëvizjes 5 Yjet gjatë një spektakoli në Padova. Mediat angleze: “Kështu dëmton Lëvizjen 5 Yjet”

Romë, 17 maj 2016 – Mbërriti edhe përtej La Manshit shakaja e Beppe Grillos mbi kryebashkiakun e ri të Londrës, Sadiq Khan, bir imigrantësh dhe mysliman, por askujt nuk i erdhi për të qeshur.

Të shtunën në mbrëmje, lideri politik i Lëvizjes 5 Yjet ishte në Padova me spektaklin e tij të ri teatral “Grillo Vs Grillo”. Fillimisht ka quajtur të jashtëzakonshëm faktin që zgjedhjet në Londër i fitoi një “bangladeshian” (edhe pse në të vërtetë Khan është i biri i dy emigrantëve nga Pakistani), një shembull i të papriturave që mund të të vërë përpara jeta, por më pas shtoi edh: “Por dua t’i shoh kur të hedhë veten në erë në Westminster…”

Janë këto fjalët që kanë ndezur polemika në Itali e jo vetëm këtu. “tjetër kartëvizitë e Lëvizjes 5 Yjet që tani dallohet edhe për racizëm e ksenofobi”, komenton Andrea Romano (PD), ndërsa për Gianfranco Librandi (Scelta Civica) “Beppe Grillo dëshmoi edhe njëherë racizmin e tij të ulët nga i cili parlamentarët M5S duhet të distancohen”, “fjalë shqetësuese” për europarlamentaren Laura Comi të Forza Italia.

Fjalët e Grillos mbërritën edhe në mediat angleze. “Beppe Grillo shkakton zemërim me shakanë “bombë” mbi Sadiq Khan” është titulli i Guardian, që kujton se “humori racist e mizogjen nuk është i rrallë mes partive ekstremiste të politikës italiane”. Edhe Telegraph flet për “zemërim” të ngjallur nga fjalët e komikut, e shton se ato mund të jenë të dëmshme “për Lëvizjen populiste 5 Yjet, që po përpiqet të jetë një alternativë serioze e partive tradicionale”.

 

Bonusi bebe. Qeveria mendon ta dyfishojë, por hesht për imigrantët

Për Dritanin dhe Aliçen, Haxhinasto jep dorëheqjen!