in

27 kuqezinjtë e grumbulluar nga De Biasi për Francë 2016

Vetëm dy prej tyre luajnë kampionatin shqiptar, plot gjashtë veshin fanellën e një skuadre italiane

Gianni De Biasi ka dhënë tashmë emrat e 27 futbollistëve kuqezinj nga të cilët do të përzgjedhë akoma 23 lojtarët që do të marrë në Francë, ata që do të hyjnë në histori për përfaqësimin për të parën herë të Shqipërisë në fazën finale të një kampionati evropian.
Bie në sy që nga 27 të thirrurit, vetëm dy portierë luajnë në kampionatin shqiptar, e nëse Berisha do të jetë në formë siç shpresojmë të gjithë, ka mundësi të mos dalin asnjëherë në fushën e gjelbër. Ka bërë përshtypje që De Biasi nuk ka marrë golashënuesin më të mirë të kampionatit shqiptar, Hamdi Salihin të Skënderbeut.
Nga ana tjet
ër, ka jo pak kuqezinj që janë edhe “pak italianë” pasi luajnë apo kanë luajtur vitet e fundit në klube të ndryshme të Serie A.
Duhet theksuar se lista është akoma jopërfundimtare pasi De Biasit i duhet të lërë akoma 4 prej 27 të përzgjedhurve të tanishëm, por është shprehur se nuk është akoma i bindur për emrat e atyre që do të lërë në Shqipëri.

Lista e De Biasit është:

Portierë: Etrit Berisha (Lazio), Alban Hoxha (Partizani), Orges Shehi (Skënderbeu).

Mbrojtës: Lorik Cana (Nantes), Arlind Ajeti (Frosinone), Berat Gjimshiti (Atalanta), Mërgim Mavraj (Köln), Amir Rrahmani (Split), Elseid Hysaj (Napoli), Ansi Agolli (Qarabağ), Frederic Veseli (Lugano), Naser Aliji (Basel).

Qendërfushorë: Ledjan Memushaj (Pescara), Ergys Kaçe (PAOK), Andi Lila (Giannina), Migjen Basha (Como), Odise Roshi (Rijeka), Burim Kukeli (Zürich), Ermir Lenjani (Nantes), Herolind Shala (Slovan Liberec), Taulant Xhaka (Basel), Armir Abrashi (Freiburg).

Sulmues: Bekim Balaj (Rijeka), Sokol Çikalleshi (Medipol Baksasehir), Armando Sadiku (Vaduz), Milot Rashica (Vitesse), Shkëlzen Gashi (Colorado Rapids).

Kombëtarja shqiptare do të stërvitet këto ditë në Austri e më pas në Itali para se të shkojë në Francë. Ndërkohë, do të luajë edhe dy miësoret e fundit, një me Katarin, në Hartberg të Austrisë më 29 maj, dhe të fundit me Ukrainën, në Bergamo më 3 qershor.

 

Shqipëria në Festën e Popujve – Album fotografik

#ColoursofAlbania. Trego me një fotografi sa e bukur është Shqipëria