in

Pescara – Aksident në punë, në gjendje shumë të rëndë një 32-vjeçar

Një punëtor shqiptar ka rënë nga 6 metra lartësi. Mbi ngjarjen hetojnë karabinierët

Romë, 30 maj 2016 – Një aksident në punë ka ndodhur mëngjesin e të dielës në një kantier ndërtimi në rrugën Raiale në zonën industriale të Pescaras. Një i ri shqiptar (bëhen të ditura vetëm inicialet e emrit E.K. dhe mosha 32 vjeç) që po punonte mbi çati ka rënë nga 6 metra lartësi, për shkak se një panet eterniti është shembur nën këmbët e tij.

Menjëherë është dhënë alarmi që 32-vjeçari u mor me ambulancë e u çua në repartin e Neurokirurgjisë së spitalit të qytetit. Gjendja e tij konsiderohet kritike.

Në vendngjarje kanë shkuar karabinierët e Pescaras që kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit e për të parë nëse ka ndonjë përgjegjësi për mosrespektim të normave të sigurisë.

 

Armë, drogë dhe tritol nga Shqipëria. Tetë arrestime

Roja bregdetare britanike shpëton 18 shqiptarë në det të hapur