in

Evropiani i veçantë i kapitenit Lorik Cana

Ai luan për vendin në të cilin nuk ka jetuar kurrë, kundër një vendi në të cilin u rrit e kundër një tjetri ku tani punon. Evropiani i veçantë i Lorik Canës, 32vjeçarit me tri pasaporta, për të cilin më e rëndësishmja është shqiptarja

“Qëllimi im ka qenë gjithmonë, të luaj në skenën e madhe për Shqipërinë”, i tha agjencisë franceve të lajmeve AFP, Lorik Cana, kapiteni i ekipit që merr pjesë për herë të parë në Kampionatin Europian.

I lindur në Prishtinë në Kosovë, Cana emigroi si fëmijë me familjen në Zvicër, ku u rrit në Lozanë. Vendi i rinisë së tij, shtetësinë e të cilit mban ai, të shtunën (11.06) në orën 15:00 do të luajë kundër Shqipërisë, që ka premierën e saj në Kampionatin Europian. Po kështu ka qenë për të edhe para 13 vjetësh, kur Cana luante për herë të parë në një ndeshje ndërkombëtare në Gjenevë. Ndërsa tani që ai ka përvojën e 89 ndeshjeve ndërkombëtare, ai luan në Lens të Francës, shteti që “është shtëpia ime e dytë, e ku jeton familja ime”, thotë ai.

Në moshën 17-vjeçare lojtari i mbrojtjes kaloi në ekipin e Paris St. Germain, ka luajtur në Marseille dhe vitin e kaluar pas dy sezonesh në Sunderland e në Stamboll si dhe katër vjetësh tek Lazio Romë u kthye në Francë në ekipin e Nantes. Cana ka edhe një pasaportë franceze.

Të luajë në Francë me Shqipërinë kundër Zvicrës, kjo është diçka krejt e veçantë, thotë ai duke shtuar: “Nëse do të dëshiroja të shkruaja një skenar, nuk do të kisha mundur ta bëja më mirë se kaq”.

Por sikur kaq të mos mjaftonte, më 15 qershor ai luan kundër Francës, në stadiumin Velodrome Marseille, ku ai ka luajtur katër vjet radhazi dhe ku vazhdon të jetojë familja e tij – “një buzëqeshje e fatit” kjo për Lorik Canën. / DW

Lexo edhe: Lotët e Lorik Canës dhe ëndrra e tij 13-vjeçare

 

Chiara Sofia, l’italiana che tifa per l’Albania

100 mijë tifozë shqiptarë aplikuan për bileta të Francë 2016