Sipas faqes internet Syri.net kaq është dëmshpërblimi marramendës që pronari i Agon Channel kërkon me tre gjyqe të ndryshme
Tiranë, 14 qershor 2016 – Biznesmeni italian Francesco Becchetti kërkon dëmshpërblim në shifra marramendëse nga shteti shqiptar. Plot 1 miliard e 580 milionë euro është vlerësuar nga avokatët të Becchettit dëmi i shkaktuar nga Qeveria Shqiptare shkruan Syri.net.
Pronari italian i Agon Channel ,edhe pse jashtë vendit, vazhdon gjyqin me Qeverinë Shqiptare në arbitrazhin ndërkombëtar. Burime të Syri.net sqarojnë se ky dëshmpërblim kërkohet që të përfitohet përmes tre gjyqeve të ndryshme, që pronari i ‘Agon Channel’ ka me Qeverinë.
Gjithnjë sipas këtij portali, në janar 2016, Qeveria shqiptare pagoi 2 milionë euro të tjera avokatëve të saj për të vazhduar betejën ligjore ndaj Becchettit.