in

Në Francë, krahas futbollit edhe promovim i turizmit në Shqipëri

Shqipëria turistike prezantohet në Shtëpinë e Kombëtares në Perros Guirec

Euro 2016 në Francë ofron një mundësi fantastike për promovimin e turizmit të vendit tonë. Për këtë arsye, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në bashkëpunim me FSHF-në mundësuan krijimin e këndit shqiptar të turizmit, ku u jepet informacion turistik të gjithë të huajve që vizitojnë Shtëpinë e Kombëtares në Perros Guirec.

Në qendrën turistike të qytetit në të cilin bujtin kuqezinjtë tanë, Agjencia Kombëtare e Turizmit ka ngritur një stendë të sajën ku banorëve vendas i ofrohet në gjuhën frënge gjithçka që duhet të dinë mbi mrekullitë që ofron Shqipëria nga pikëpamja turistike.

Alborent Rama, i dërguari i AKT-së në Perros Guirec u shpreh se “në paraqitjen e parë historike në një kompeticion madhor si Euro 2016, ishte një mundësi e mirë për t’u paraqitur francezëve Shqipërinë, mrekullinë e panjohur turistike të Europës”.

De Biasit iu dorëzua simbolikisht edhe Pasaporta Turistike Shqiptare, ndëra ai shprehu vlerësimin dhe admirimin e tij për potencialin që Shqipëria ofron nga pikëpamja turistike. Gjithashtu, si një nga promovuesit më të mëdhenj të vendit tonë, ai përfitoi nga rasti të ftonte këdo që të përjetonin eksperiencën e bukur të pushimeve shqiptare.

Këndin shqiptar të turizmit e vizitoi edhe Prefektja e Rajonit të Lannionit, Sophie Yannon-Gillet e cila shfaqi interes të njihej me vendin tonë, duke pasur një fokus të veçantë në turizmin kulturor që ofron Shqipëria. (ATSh)

 

Mbi 1 miliard e gjysmë euro, shuma që i kërkon Becchetti Qeverisë shqiptare

L’equipe: Ja revolucioni që bëri De Biasi