in

Humb jetën në punë një punëtor shqiptar

Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën Via Ravizza në Milano gjatë instalimit të një ashensori.

Aksidenti është fryt i një pakujdesie: ndërsa ai po punonte në gropën e ashensorit,  kolegët e tij kanë vënë në funksionim kabinën. Asnjë mundësi shpëtimi për të riun shqiptar, i punësuar rregullisht. Nga goditja ishte dëmtuar shumë rëndë në kokë dhe me vështirësi të mëdha u arrit të nxirret trupi nga hapësira mes kabinës dhe mureve.

Tani po hetohet jo vetëm për të kuptuar se si ka ndodhur episodi, por edhe për të shqyrtuar nëse ishin marrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë.

Ilir Meta jep dorëheqjen

Flukset: ja si paraqiten kërkesat