in

Italia qan viktimat e tërmetit. Shkon në 281 numri i personave të vdekur

 

Dy ditë mbas tërmetit që hodhi në tokë fshatra të tërë, forcat e shpëtimit vazhdojnë të gërmojnë për të nxjerrë nga gërmadhat të gjithë të humburit, me shpresa krejtësisht të shuar për të gjetur akoma njerëz në jetë

Romë, 26 gusht 2016 – Ndërsa toka vazhdon të dridhet, në 48 orë janë verifikuar rreth njëmijë lëkundje në zonat e prekura nga tërmeti i natës së 24 gushtit, përkeqësohet bilanci i viktimave. Të vdekurit janë 281, nga të cilët 221 në Amatrice, 49 në Arquata dhe 11 në Accumoli.

Por nga ana tjetër, janë nxjerrë nga rrënojat 238 persona, 238 jetë të shpëtuara nga thonjtë e vdekjes: 215 falë forcave të Zjarrfikësve e 23 të Ndihmës Alpine.

Përgjegjësja e Mbrojtjes Civile, Titti Postiglione ka pohuar se numri i të plagosurve që kanë marrë mjekim në spitalet e Lazios, Umbrias dhe Marcheve janë 387, por akoma nuk është e qartë sa prej tyre janë akoma të shtruar. Rreth 2100 vetë, tashmë të pastrehë kanë mundur të qëndrojnë në tendat e ngritura në komunat e prekura nga tërmeti, në të cilat mund të gjejnë vend 3.500 persona.

Nesër paradite, në orën 11:30 në Duomon e Ascoli Picenos do të bëhet ceremonia solemne mortore për të gjitha viktimave e Marcheve. Do të jenë të pranishëm edhe presidenti i Italisë Mattarella e kryeministri Renzi por edhe shumë përfaqësues të lartë të institucioneve italiane e vendore.

Këshilli i Ministrave ka shpallur për ditën e nesërme zinë kombëtare me flamurin që do të mbahet në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike në mbarë territorin italian.

 

 

“Tentato omicidio aggravato dal razzismo”, ai domiciliari gli aggressori dei minori egiziani

Ambasadorja Bitri: “Shqiptarët e tërmetit, altruistë e solidarë”