in

Albano Carrisi. Pas Skënderbeut merr edhe Çelësin e Tiranës

Kryebashkiaku Veliaj ka nderuar me “Çelësin e Qytetit” këngëtarin Albano Carrisi. Të shtunën pasdite, plot 27 vjet pas koncertit historik të 17 shtatorit 1989, do të mbajë një tjetër koncert me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës

Tiranë, 17 shtator 2016 – Këngëtari i njohur italian, prej qershorit edhe shqiptar, Albano Carrisi, është nderuar nga Bashkia e Tiranës me Çelësin e Qytetit.

Ai u prit të premten nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i dorëzoi atij çmimin në shenjë mirënjohje për kontributin që këngëtari ka dhënë jo vetëm në jetën artistike dhe kulturore në vendin tonë, por edhe në lidhjet e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë.

Kryetari i bashkisë e falënderoi këngëtarin për vizitën e tij në Shqipëri dhe për faktin që ai ka zgjedhur pikërisht Tiranën për të mbajtur koncertin e radhës.

Albano Carrisi ndodhet në Tiranë me ftesë të shoqatës kulturore “Al Bano Carrisi”, tashmë 20-vjeçare, dhe do të mbajë sot (e shtunë 17 shtator) në orën 18:30 një koncert me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Ky koncert vjen plot 27 vjet pas atij që Al Bano e Romina Power, asokohe çifti i lumtur i muzikës së lehtë italiane, dhanë një në (të ndjerin) stadiumin “Qemal Stafa” dhe Pallatin e Kongreseve pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Nga ato koncerte deri në nderimin me “Çelësin e Qytetit”, Shteti shqiptar ka vlerësuar Albanon edhe herë të tjera: në vitin 2013 presidenti Nishani e vlerësoi këngëtarin me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, ndërsa pak muaj më parë, më 10 qershor, gjithnjë Nishani, i dha Albanos shtetësinë shqiptare.

Lexo edhe: Skënderbeu i Albanos

 

 

 

Bonusi për kulturën prej 500 €, fillojnë regjistrimet

Thesar disamilionë eurosh në një shtëpi të rrënuar nga tërmeti