Guardia di Finanza ka sekuestruar rreth 5 tonelata drogë e llojeve të ndryshme dhe pasuri me lerë prej mëse 1 milion euro. Shkatërrohen 5 organizata kriminale ndërkombëtare me në qendër një grup shqiptarësh me lidhje me mafie të ndryshme italiane
Romë, 20 shtator 2016 – U mbyll pas dy vjetëve hetime, operacioni antidrogë “Ring New” i drejtuar nga Guardia di Finanza e Brescias. Janë arrestuar 99 vetë, ndërsa numri i personave nën hetim është 196.
Operacioni është mbyllur duke gdhirë dita e sotme me 15 arrestimet e fundit në Brescia, Napoli dhe jashtë Italisë. Gjithsej janë shpartalluar 5 organizata të ndryshme kriminale me degëzime edhe jashtë Italisë, që furnizonin me drogë mafiet italiane. Në qendër të hetimeve kanë qenë veçanërisht një grup shqiptarësh që kishte lidhje me ‘Ndrangheta, Camorra e Sacra Corona Unita.
Trafikantëve u janë sekuestruar rreth 5 tonelata drogë si kokainë, heroinë, marihuanë dhe hashash. U janë sekuestruar gjithashtu edhe makina luksoze, mjete lundruese me vlerë prej mëse gjysmë milioni euro dhe një gjysmë milioni tjetër në para të thata. (sipas ilfattoquotidiano.it)