in

Matera. Zbulohet plantacion marihuane, arrestohen dy të rinj shqiptarë

Bimët e sekuestruara, pasi të thaheshin mund të arrinin një vlerë prej disa milionë eurosh. Të arrestuarit Gabriel Gjika, 27 vjeç, dhe Lambert Dinaj, 19

Romë, 19 shtator 2016 – Policia italiane ka arrestuar së fundi dy të rinj shqiptarë në fushat e Metapontos në provincën e Materës, teksa kultivonin e mbikëqyrnin rreth 4 mijë rrënjë kanabis. Nga një përllogaritje paraprake pasi të thaheshin, bimët do të kishin një vlerë tregu prej disa milionë eurosh.

Dy të arrestuarit janë Gabriel Gjika, 27 vjeç, dhe Lambert Dinaj, 19, që të dy nuk janë rezidentë në Itali e kanë ardhur prej pak muajsh. Akuzohen për kultivimin e abuziv të lëndëve narkotike me rrëthanat rënduese të sasisë së madhe.

Ky është i pari plantacion i përmasave të mëdha në provincën e Materës. Hetimet nisën nga një sinjalizim jo shumë të detajuar sipas të cilit pranë lumit Bradano kishte parcelë të mbjellë me marihuanë. Nisën kërkimet jo shumë të lehta sepse zona ka gjelbërim natyror të dendur. Por këmbëngulja dha frute: agjentët gjetën një plantacion të mirëfiltë e të mbajtur në mënyrë të përkryer nga dy “kultivuesit” e rinj në moshë. Gjika e Dinaj kishin realizuar një sistem të mirëfilltë vaditjeje falë një pompe të zhytur në lumë e një grupi elektrogjen.

Nga sa deklaruan agjentët e policisë në një konferencë për shtyp mëngjesin e sotëm, kanë ndërhyrë natën dhe i kanë gjetur dy të rinjtë teksa prisnindisa bimë e i futnin në thasë. Hetimet vazhdojnë për të gjetur bashkëpunëtorë të mundshëm.

 

Tassa sul permesso. UIL: “Bisogna abolirla e fare chiarezza”

Brescia. 99 arrestime në një operacion antidrogë