in

Gjermani. Mbi 46 mijë vende pune për të huaj, edhe nga Shqipëria

Por përpara se të shkohet në konsullatë të aplikohet për vizë, duhet siguruar oferta e punës nga një punëdhënës gjerman dhe të merret aprovim paraprak nga institucionet gjermane

Gjermania u hap dyert 46.608 punonjësve të huaj, edhe nga Shqipëria, për një seri të gjatë profesionesh. Mjekë, infermierë, inxhinierë, teknikë kompjuterash, por edhe hidraulikë, elektriçistë, muratorë, mekanikë makinash, gomistë e shumë të tjera janë profesionet për të cilat vendi ka nevojë për punonjës nga jashtë.

Por, ashtu siç ndodh (apo ndodhte, pasi u bënë vite që nuk ka dekrete të mirëfillta fluksesh për nunonjës josezonalë) pak a shumë me flukset në Itali, edhe për të shkuar në Gjermani për punë, duhet pasur më parë ofertë pune dhe miratim paraprak nga institucionet kompetente gjermane të punësimit.

Edhe Gjermania, si mbarë BE-ja, u siguron një trajtim të veçantë personave me kualifikim të lartë për të cilët parashikohet dokumenti i qëndrimit që quhet “Karta Blu Evropiane”.

Ja si sqaron vetë ambasada gjermane në Tiranë lajmet disi të shtrembëruara që u dhanë nga mediat shqiptare rreth këtyre vendeve të punës:

“Punësimi në Gjermani është në parim i mundur për shqiptarët. Përpara se të caktoni një takim në Ambasadë, Ju duhet të keni siguruar një ofertë të detyrueshme për një vend pune si dhe një aprovim paraprak nga institucionet gjermane përgjegjëse për punësimin. Informacione të detajuara rreth dokumenteve që duhet të paraqisni gjatë aplikimit të vizës mund të gjeni në fletët e informacionit të publikuara në faqen e internetit të Ambasadës. Formularё dhe fletё informacioni
Faqja e internetit Make it in Germanyi referohet punëkërkuesve të superkualifikuar, të cilët kërkojnë vend pune në Gjermani p.sh. mjekëve, inxhinierëve dhe programuesve IT. Profesionet e listuara nuk vlejnë vetëm për shtetasit nga Ballkani Perëndimor por për të gjithë ata, të cilët kanë të drejtë të punësohen në Gjermani dhe të sjellin me vete kualifikimet e tyre në fushat përkatëse”.

Lexo edhe:
Ambasada gjermane: Ja si mund të vini në rrugë të ligjshme në Gjermani
Lehtësimi i aksesit në tregun e punës, për një rrugë të ligjshme drejt Gjermanisë

 

“Shqipëria, 1207 km lindje”, ekspozitë e artistëve shqiptarë në Marsejë

“Shqipëria, 1207 km lindje”, ekspozita e artistëve shqiptarë në Marsejë