in

Kuvendi ratifikon marrëveshjen me Italinë për faljen e borxhit

Italia i fal Shqipërisë 20 milionë euro me kusht që të përdoren për financim projektesh të caktuara

Tiranë, 30 shtator 2016 – Me 86 vota vota pro, Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten në mbrëmje ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, që zyrtarizon konvertimin e borxhit për zhvillim.

Marrëveshja e konvertimit të borxhit për zhvillim parashikon mospagimin e detyrimeve që Republika e Shqipërisë i detyrohet qeverisë së Italisë kundrejt borxhit të huazuar prej kësaj të fundit, deri në shumën 20 milionë euro.

Programi do të jetë i orientuar në financimin e projekteve të identifikuara bashkërisht nga palët nëpërmjet thirrjeve periodike për propozime të cilat synojnë të investojnë në zhvillimin e burimeve njerëzore, punësim, nxitjen e barazisë gjinore, nxitjen e përfshirjes sociale, me një vëmendje të veçantë ndaj të punësuarve të rinj, grave në nevojë, minoriteteve e njerëzve me paaftësi, si dhe mbështetjen e mbrojtjes sociale për grupet e rrezikuara, në një kontekst të verifikueshëm të pjesëmarrjes sociale dhe përdorimit të qëndrueshëm të burimeve mjedisore.

 

Pistoia. Zhduket 16-vjeçarja shqiptare

Gjermani. 46.000 vendet e punës, jo vetëm për shqiptarët