in

Bllokohet skafi me mëse gjysmë toni drogë, ndalohen dy italianët në bord

Marihuana ishte ngarkuar në Kepin e Rodonit e u deshën 6 orë ndjekje në det për të bllokuar skafistët, që këtë radhë nuk kanë qenë shqiptarë si zakonisht por dy italianë nga Brindisi

Tiranë, 2 tetor 2016 – Pas 6 orësh ndjekje, policia arriti të bllokojë mbrëmë në darkë një skaf me dy shtetas italianë në bord që po transportonin 533,5 kilograme  marihuanë. 

Sipas njoftimit të policisë, “rreth orës 12.50, Qendra Ndërkombëtare Operacionale Detare (QNOD) në Durrës, ka  njoftuar për një mjet që lëvizte me shpejtësi nga perëndimi në drejtim të kepit të Rodonit. Menjëherë u vunë në lëvizje mjetet lundruese të Policisë Kufitare dhe Migracionit, të GdF dhe u njoftua INTERFORCA. Ndjekja  nga Policia Kufitare dhe GdF vazhdoi deri në ujërat ndërkombëtarë. Në këtë kohë mjetet aeronautike dhe detare italiane të GdF hynë në veprim dhe rreth orës 19.00 në momentin e hyrjes në ujërat italiane  u identifikua dhe ndalua  mjeti i lundrimit  me dy persona në bord dhe me ngarkesën me lëndë narkotike prej 533,5 kilogramë. Drejtuesit e mjetit ishin dy shtetas italianë A.M, 38 vjeç, dhe A.C, 60 vjeç, që të dy nga Brindisi”.

Guardia di Finanza  ndaloi dy skafistët  dhe sekuestroi ngarkesën me Cannabis Sattiva. 

 

 

“Braktisja” e të miturve në Itali, paditen 66 shqiptarë

Kundër importit të mbetjeve, mijëra qytetarë dalin në protestë