in

Të dielën kthehet ora diellore, akrepat një orë mbrapa

Këtë fundjavë ndryshon ora: lamtumirë ora legale, kthehet ora diellore. Do të flemë një orë më shumë, të paktën natën mes të shtunës e të dielës  kur në orën 03:00 akrepat e orës do të shkojnë në 02:00. Por do të humbasim një orë dritë për muaj me radhë deri të dielën e fundit të marsit 2017 kur të kthehet ora legale.

Më parë, ndryshimi i orës në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ai filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.
Si ligj europian ndryshimi i orës në Europë u vendos në vitin 1981. Normativa europiane vendosi në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës legale (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora shkon një orë pas); që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.

 

 

MPJ në Kuvend: “Ofrojmë rreth 40 shërbime konsullore për bashkatdhetarët”

Kushtetuesja pezullon Vetingun e kërkon ndihmën e “Komisionit të Venecias”