in

Taksa mbi lejet e qëndrimit. Imigrantëve u ka kushtuar gjysmë miliardi

E shpiku qeveria e fundit Berlusconi, por pastaj Monti, Letta e Renzi e mbajtën në fuqi. Dhe imigrantët në Itali e kanë paguar padrejtësisht (sipas gjykatës) 3,7 milionë herë

Romë, 29 tetor 2016 – Tetëdhjetë, njëqind, dyqind euro. Para të derdhura nga çdo i huaj në moshë madhore sa herë ka paraqitur kërkesë për lëshimin e parë dhe përtëritjet e lejeve të qëndrimit. Natyrisht shumë kjo që u shtohej rreth 30 eurove për shtypjen e dokumentit elektronik, 16 eurove të pullë-taksës dhe 30 eurove zyrave postare për pranimin e kërkesave dhe përcjelljen e tyre Kuesturave.

Kontributi për lëshimin dhe përtëritjen” ishte dhurata e qeverisë së fundit Berlusconi. E parashikuar që në verën e vitit 2009 nga një Paketë Sigurie (e njëjta Paketë e veprës penale të klandestinitetit), u soll në fuqi me një dekret të nënshkruar tetorin e vitit 2011 nga ministrat e Brendshëm dhe të Financave të asaj kohe, Maroni dhe Tremonti.

Kur në fillim të vitit 2012 ai dekret mbërriti në Gazetën Zyrtare, Berlusconi, Maroni e Tremonti as që ishin më në qeveri, por ekzekutivi i ri i drejtuar nga Mario Monti, edhe pse u angazhua publikisht të ulte shumat, e mbajti shtrënguar kontributin siç ishte: mes krizës e shtrëngimeve të rripit, arkat e shtetit nuk mund të refuzonin këto hyrje shtesë.

Asokohe qendra e majtë, me Partinë Demokratike në krye, protestonte ashpër kundër “një takse të urryer, fryt i një manie persekutimi ndaj imigrantëve” (Livia Turco dixit). Por pastai, kur qendra e majtë u kthye në qeveri dhe sekretari i PD-së u bë edhe kryeministër, taksa mbeti në fuqi njësoj siç e shpiku Maroni e Tremonti. E jo vetëm kaq, qeveria e Qendrës së majtë e mbrojti fort taksën edhe në gjykatë

E kështu mbërrihet deri në ditët e sotme e në sentencën e Këshillit të Shtetit që të mërkurën, më 26 tetor 2016, hoqi kontributin për lëshimin e përtëritjen e lejeve të qëndrimit, sepse është i paligjshëm.

Por nga viti 2012 deri më sot, sa vetë e kanë paguar këtë taksë, e mbi të gjitha, sa euro u ka kushtuar? I kanë bërë llogaritë, të përditësuara korrikun e shkuar, pikërisht ministria e Brendshme dhe ajo e Ekonomisë, në dy shënime të bashkangjitura ankimit të paraqitur në Këshillin e Shtetit.

Është shkruar se “me përafërsi”, është paguar kontributi për 3,7 milionë leje qëndrimi. Shuma e paguar, e shifra është më e saktë, shkon në 487.700.000 €. Me pak fjalë thuajse gjysmë miliardi euro që tani rezulton, sipas sentencave, se u është nxjerrë padrejtësisht nga xhepat imigrantëve për t’i futur padrejtësisht në arkat e shtetit.

Janë këto shifra që nga njëra anë bëjnë që qeverisë t’i dridhen leqet e këmbëve, nga ana tjetër u ngrenë me të drejtë nervat imigrantëve. Sepse nga këto shifra duhet filluar tani që ka ardhur vërtet koha që qeveria të flasë për rimbursime.

Elvio Pasca

In italiano: Tassa sul permesso di soggiorno, agli immigrati è costata mezzo miliardo

 

La chiave di Tirana al governatore della Puglia, Michele Emiliano (VIDEO)

500 € të bonusit të kulturës, nga 3 nëntori 18-vjeçarëve italianë e të huaj