Dua të paraqes kërkesën për lejen e qëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë e më thanë se me duhen certifikata të kartotekës gjyqësore e të çështjeve penale të hapura. Pse duhen? Ku t’i marr?
Romë, 10 janar 2017 – Lejeqëndrimi BE për qëndruesit afatgjatë, e ashtuquajtura karta e qëndrimit, nuk mund t’u lëshohet personave që konsiderohen të rrezikshëm për rendin publik dhe sigurinë e Shtetit.
Ky vlerësim, që sidoqoftë duhet të mbajë parasysh “kohëzgjatjen e qëndrimit në territorin italian dhe integrimin social, familjar e në punë të të huajit”, bëhet mbi të gjitha në bazë të asaj çka rezulton nga certifikata e kartotekës gjyqësore dhe nga certifikata e çështjeve penale të hapura.
Certifikata e kartotekës gjyqësore përmban të gjitha dënimet e mundshme penale të formës së prerë, certifikata e çështjeve të hapura përmban të gjitha proceset gjyqësore të mundshme akoma të hapura. Që të dyja këto certifikata, që vlejnë ër gjashtë muaj, kërkohen në Prokurori nga i interesuari apo një person tjetër i pajisur me prokurë.
Për secilin prej këtyre dokumenteve duhet paguar 3,84 € të drejta sekretarie, 16 € pullë-taksë dhe, nëse kërkohet dokumenti brenda ditës paguhen edhe 3,83 € për shërbimin me urgjencë. Marrja e këtyre dokumenteve është e domosdoshme për të huajt që kërkojnë kartën e qëndrimit, pasi ata nuk kanë të drejtë të lëshojnë vetëdeklarime.
Stranieriinitalia.it/ Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)