in

Shtetësia, Italia u kërkon dëshmi penaliteti edhe fëmijëve

Që të marrë shtetësinë italiane, Chouaib Bel Mouden duhet të tregojë që nuk ka kyer krime në Marok. Por kur u largua që andej akoma nuk kish mbushur vitin…

Romë, 3 shkurt 2017 – Të vegjël, por tinzarë. Për burokracinë italiane, bijtë e imigranëve mund të jenë edhe bebusha kriminelë të tmerrshëm.

Chouaib Bel MoudenTë marrim, për shembull, Chouaib Bel Mouden. E ka të pamundur të kujtojë atë 27 nëntor 1994, kur nga Kazablanka erdhi në Vittorio Veneeto të Trevisos te babai. Nuk e kujton për faktin e thjeshtë së s’kish mbushur as një vit jetë. Që atëherë janë bërë italianë prindëritm dy motrat dhe dy vëllezërit. Është bërë edhe me nipër, edhe këta italianë. Por ai ka mbetur i vetmi i huaj i familjes.

“E të mendosh që në fëmijëri isha i bindur që isha italian. Në Vittorio Veneto kam shkkuar në çerdhe, kopsht, kam ndjekur të gjitha ciklet shkollore deri sa u diplomova në hoteleri. Nuk e kuptoja mundimin e prindërve, nuk pyesja veten pse hskonim gjithnjë në Kuesturë. E kuptova më vonë, kur zbulova se për ligjin italian isha edhe unë imigrant” tregon për stranieriinitalia.it.

Me kartën e qëndrimit në xhep, Chouaib në moshën 17vjeçare transferohet në Trieste për të punuar, në fillim si barist, më pas si përgegjës salle. Vetëm tani që është 23 vjeç, 22 me rezidencë të rregullt e të pandërprerë, e mbi të gjitha, me të ardhura të mjaftueshme, mundi të aplikojë për shtetësinë italiane. Dhe në rrugën e gjatë për shtetësinë, si shumë thjeshtër të Italisë, ndeshet me një kërkesë që duket absurde.“Në prefekturë më thanë që duhet të marr një dëshmi penaliteti nga Maroku, nga  cila të rezultojë që nuk ka kryer krime. Kisha lexuar në portalin e ministrisë së Brendshme që për ata që kanë ardhur në Itali pa mbushur 14 vjeç ky dokument nuk nevojitej, por më shpjeguan se i duhet bashkangjitur kërkesës, sepse tani ministria e dashka. Është e pabesueshme, unë vetëm kam lindur në Marok, ç’krime mund të kem kryer atje kur akoma nuk kisha mbushur vitin?”.

Këtë praktikë pune, tani ministria e ka hedhur të zezë mbi të bardhë: “Konfirmohet që është e nevojshme të kërkohet certifikatë penale e vendlindjes edhe për ata që kanë ardhur në Itali pa mbushur 14 vjetët, veçanërisht në rastin kur i interesuari mund të ketë pasur rezidencë jashtë Italisë në periudhat e marra në konsideratë” lexohet në qarkoren e nëntorit 2015.

Në të vërtetë, Chouaib Bel Mouden në Marok ka qenë vetëm dy herë kur ishte i vogël dhe një herë tjetër para nja dy vjetëve, gjithnjë për pushime të shkurtra fare. “Dhjetë ditë, maksimumi dy javë. Sa për të përshëndedtur gjyshërit, xhaxhallarët dhe kushërinjtë e për të kuptuar që ajo është një botë krejtësisht e huaj për mua. Por certifikata, gjithsesi, duhet”.

Për ta marrë duhet të kthehet personalisht në Kazablanka ose t’i bëjë prokurë ndonjërit (“ndoshta një tezeje, me të cilën nuk kam ama shumë marrëdhënie”) që t’ia marrë e t’ia nisë. Për ta marrë duhen radhë e pullë-taksa, humbje kohe dhe parash, por vetëm kështu mund t’i tregojë më në fund Shtetit italian që nga kur ka lindur deri në moshën njëvjeçare nuk ka kryer asnjë krim.

Si ndihesh? “I habitur dhe i mërzitur. Kjo është prova e njëqindtë që tregon se reforma e shtetësisë është e domosdoshme. Shumë miq të mi, italianë “në gjak”, thonë që kemi rregulla absurde e që unë jam italian më shumë se ta. Por nuk mund të bëj çka bëjnë të tjerët: më ofruan punë në New York, por po të qëndroj jashtë Italisë më shumë se një vit më heqin kartën e qëndrimit e nuk mund të kthehem më”.

Chouaib Bel Mouden është një nga aktivistët e lëvizjes Italianët pa Shtetësi (Italiani Senza Cittadinanza). “Jemi akoma optimistë për reformën, mund ta bëjnë. Senatorët të mos na injorojnë më, të kuptojnë se janë në lojë jetët tona. Nuk mund të votojmë në vend të tyre, as nuk mund të votojmë për të zgjedhur kush të na përfaqësojë, por mund të protestojmë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë derisa kjo padrejtësi të hiqet”.

Elvio Pasca

 

 

Lamtumirë, i madhi Dritëro

Pranverat e Napolit dhe Tiranës