in

Shqipëria në sytë e vogëlushes Emila

 

Është botuar në Tiranë romani i parë i Emila Markgjonaj Mirakaj i titulluar “I do sytë e mi?”. Libri tregon Tiranën e viteve 1969-’85 të parë me sytë e një fëmije.

Autorja e këtij libri, Emila Markgjonaj Mirakaj ka lindur në Tiranë dhe prej 20 vjetëve jeton në Romë. Këtu ka mbaruar studimet e larta dhe punon si psikologe pranë Organizatës Ndërkombëtare për Migrimet (OIM).

Me stilin e tij të drejtpërdrejtë libri vë natyrshëm çdo lexues në pozitën e një miku të vëmendshëm që sinkronizohet në ndjenja e mendime me autoren e tij. Persiatje introspektive, origjinale, plot mbresa dhe gjykime. Në trasparencën e tij autorja rrëfen të vërteta të dhimbshme edhe pse përdor një gjuhë me humor të stilizuar dhe delikat. Libri – romani i parë i autores – i servir lexuesit një shqipe të pastër, të rrjedhshme e një fjalor mjaft të pasur.

Shpejt do të botojmë një intervistë me autoren dhe do t’ju njoftojmë nëse libri do të ketë shpërndarje edhe në Itali.

I do sytë e mi?
Autor: Emila Markgjonaj Mirakaj
Lloji: roman
Faqe 184
Formati 13×20 cm
ISBN 978-99943-1-681-6
Çmimi: 600 lekë

Blerjet me këste

Gjendet i vrarë me armë një shqiptar 21 vjeçar